Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së e organizoi Konferencën e parë shkencore

vull

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës vijon të shënojë suksese të njëpasnjëshme. Krahas realizimit të procesit mësimor, veprimtarisë publike që zhvillon, si: shënimin e Ditës Botërore të Ushqimit, organizimin e Panairit tradicional të ushqimit dhe aktiviteteve të tjera, ditë më parë,  prej 15 -17 maj 2019, në kuadër të programit të Kongresit Ndërkombëtar të  Shkencave Natyrore, Shëndetësore dhe të Teknologjisë e organizoi Konferencën e Parë Shkencore.


Në këtë tubim shkencor morën pjesë emra të njohur studiuesish nga vendi ynë dhe më gjerë. Prof. Dr. Xhazair Idrizi, dekan i FTUU-së, mbajtjen e konferencës së lartpërmendur e cilësoi tejet të rëndësishme, për faktin se në të marrin pjesë shkencëtarë të dëshmuar të cilët me punimet e tyre sjellin rezultate të reja nga hulumtimet, që kanë të bëjnë me ushqimin në përgjithësi.  “Fakulteti ynë organizoi konferencën e parë shkencore në bashkëpunim me disa fakultete nga vendi e rajoni. Kohët e fundit, problemi i teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit është bërë çështje debatesh të përditshme. Debatet tona kanë karakter shkencor. Shpresoj që këto debate të japin përgjigje për një sërë çështjesh të pazgjidhura deri më tani. Vlerësoj se punimet e prezantuara në konferencë në të ardhmen do  të jenë pika referimi për gjeneratat e reja, që do të merren me shkencën e të ushqyerit”, deklaroi Prof. Dr. Xhazair Idrizi – dekan i FTUU-së.

Duhet theksuar se në hapjen solemne të Kongresit Ndërkombëtar të  Shkencave Natyrore, Shëndetësore dhe të Teknologjisë, FTUU e promovoi revistën e parë shkencore ndërkombëtare.

Kjo revistë ndërkombëtare është fokusuar në publikimin e rezultateve të hulumtimeve origjinale, zhvillimin e teknologjisë së përparuar, si dhe aplikimet e reja dhe praktike në ushqim dhe të ushqyerit, të cilat sipas tij do të avancojnë kuptimin e të ushqyerit njerëzor, metabolizmit dhe shëndetit.

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezahir Idrizi, vlerëson se kjo revistë në bordin e saj editorial ka shumë ekspertë dhe hulumtues ndërkombëtarë të fushës së ushqimit dhe të ushqyerit. Ajo, në pjesën dërmuese të punimeve shkencore të botuara është munduar që t’i referohet një qasjeje të integruar nga shkencat multidisiplinare dhe jo vetëm, duke përfshirë edhe shkencat ushqimore, të ushqyerit, teknologjinë ushqimore, inxhinierinë, shkencat biomjekësore dhe mjekësore, kiminë, fizikën, biologjinë, biokiminë, shkencat e bujqësisë dhe shkencat shoqërore.

Në numrin 1-2 të revistës shkencore ndërkombëtare të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës, po ashtu ofrohen njohuri për perspektivat dhe preferencat e konsumatorëve në lidhje me çështje të tilla si ushqimet e modifikuara gjenetikisht, nanomaterialet në ushqime, ushqimet funksionale, nutraceutikët dhe siguria ushqimore. Nga FTUU-ja theksojnë se edhe në të ardhmen do të angazhohen në intensifikimin e veprimtarisë shkencore, botuese dhe realizimin e aktiviteteve të dobishme për qytetarët tanë dhe shoqërinë në përgjithësi.

Next Post

“FRAUENKIRCHE – foto tregim” nga Aleksandar Kondev në “Malla Stanica”

Në Galerinë kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut (objekti “Malla Stanica”) në 21 maj (e martë) me fillim në ora 20.00, do të hapet ekspozita e fotografisë “FRAUENKIRCHE – foto tregim” i fotografit të mirënjohur maqedonas Aleksandar Kondev. Foto tregimin mbi katedralen Frauenkirche në Dresden, Aleksandar Kondevi e nis […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: