Familja është pikënisja për çdo fitore, flet Florin Besimi

Blerand Rexhepi

Sot, Dr. Florin Besimi, ka publikuar një foto familjare, ku shihet bashkëshortja e tij, Flora, e cila është magjistre e Pedagogjisë dhe tre fëmijët e tij, Sara, Iliri dhe Ylli, me ç’rast ka cekur se “jam i lumtur me familjen time, andaj, kjo është pikënisja ime për çdo fitore”.

Kandidati i BDI-së, dr. Florin Besimi, është tepër i ngarkuar me angazhime profesionale, por, familjes i kushton kujdes dhe rëndësi të veçantë, edhe pse ka pak kohë për të ndarë me ta, lumturia e tij, fillon me familjen

Dr. Florini në rrethin e tij shoqëror, është i njohur si shumë i përkushtuar si bashkëshort e prind, dhe mjaft i pasionuar për të diskutuar me fëmijët e vet, për çështjet që ata i preokupojnë, që nga leximi dhe mësimi, aktivitetet kulturore e sportive, deri te datat e rëndësishme nacionale, simbolet dhe dashuria për gjuhen shqipe.

Zhvillimi i personalitetit të gjithanshëm, është motiv prindit të zhvillojë tek fëmija i vet, prandaj, këtë me shumë sukses e arrin edhe dr. Florini, duke i inkurajuar dhe përkrahur tre fëmijët e tij, të kenë vullnet për të zënë dije, për të qenë solidar dhe për të pasur qëllime fisnike në jetë.

Dr. Florini, ka pasion bashkëbisedimin dhe shëtitjet e përbashkëta me familjen, duke zgjuar tek fëmijët e tij, kulturën e debatit, tolerancën dhe durimin e dëgjimit të të tjerëve, kur shprehin qëndrime e veta. Ai ushqen tek ta ndjenjën e thellë të barazisë, besimit të devotshëm me dashuri të pakufishme për familjen, kombin dhe njerëzimin.

Gjithsesi, dr. Florini i motivon fëmijët e vet, të jenë të shoqërueshëm me bashkëmoshatarët, të merren me aktivitete kulturore e sportive, në veçanti, të lexojnë e mësojnë, për kombin e vet dhe të menduarit për ato që i lexojnë dhe mësojnë, jo vetëm në shkollë, por edhe në familje, në rrugë apo gjatë mësimit, që nesër të jenë qytetarë të denjë.

Next Post

Artisti i madh Zhani Ciko: Me kryeministrin shqiptar, kurorëzohet barazia e plotë në shtetin ku jetoni

Një tjetër artist i madh shqiptar ka përkrahur idenë e madhe për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ky është Zhani Ciko, muzikanti i njohur shqiptar. Ai me këtë rast është shprehur se shpirtërisht është i lidhur me shqiptarët këtu. “Të dashur shqiptarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: