Fatmir Dehari e vulosi fitoren e Kërçovës

Kohanews Admin

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, përderisa partitë politike zbulojnë kandidatët e tyre për komunat.

Mësohet edhe kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për Komunën e Kërçovës, i cili do të rikandidohet për të udhëhequr këtë komunë edhe katër vite.

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka marrur mbështetje të fuqishme nga dega e BDI-së në Kërçovë dhe nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, për rikandidimin e tij në këtë komunë, transmeton TetovaSot.

Dega e Kërçovës i propozoi unanimisht liderit të BDI-së Ali Ahmeti, Fatmir Deharin për të vulosur edhe njëherë fitoren në Komunën e Kërçovës.

Fushata zgjedhore do të fillojë me 27 shtator, ndërsa zgjedhjet do të mbahen me 17 tetor.

Next Post

Omer Xhemaili me mesazh për vaksinim te shqiptarët

Omer Xhemaili, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin e Cyrihut në Zvicër me një deklaratë për albinfo.ch i u është drejtuar shqiptarëve me një apel urgjent për vaksinim kundër COVID-19. Ai ka thënë se vaksinimi shpëton jetë nga vdekja. “Po ju drejtohem me lutje të drejtpërdrejtë dhe urgjente. Vaksinohuni […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: