Filipçe: Le t’u ndihmojmë fëmijëve të shëndetshëm dhe pa brenga t’i realizojnë ëndrrat e tyre

Kohanews Admin

Shëndeti i fëmijëve është gjithmonë në rend të parë. Le t’u ndihmojmë të shëndetshëm dhe pa brenga t’i realizojnë ëndrrat e tyre, porositi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve.

Ministri në publikimin e ri në rrjetin social “Fejsbuk” përkujtoi për angazhimet e Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e sistemit shëndetësor gjatë periudhës së kaluar.

“Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve kemi rinovuar reparte të shumta – për trajtim intensiv, për neonatalogji, hematoonkologji ndërsa tani në vijim është ripërtëritja e plotë infrastrukturore të repartit për onkologji ku mjekohen fëmijët me sëmundje të rënda. Kemi vendosur terapi të re falas për fëmijët me sëmundje të rralla. Në Klinikën për Hematologji në tri vitet e kaluara me transplantim alogjen janë mjekuar fëmijë mbi 10 vjeç. Këta fëmijë paraprakisht, për këtë lloj të mjekimit janë udhëzuar jashtë vendit”, theksoi ai.

Shtoi se janë furnizuar sensorë për matjet e glikemisë tek fëmijët, ndërsa e kemi siguruar edhe terapinë më të re me insulinë për fëmijët me diabet, si edhe se zhvillimi i Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri i ka shpëtuar shumë jetë të reja.

Ministri informoi se nga viti 2016 deri më sot, vdekshmëria tek foshnjat e lindura para kohe është zvogëluar prej 25 për qind në 8,9 për qind, gjegjësisht për 16, 1 për qind.

Next Post

Zoran Zaev, dorëheqja nuk është akt i drejtë ndaj nesh, aktivistë të vërtetë të LSDM-së

Zoran Zaev – Dorëheqja e shpallur nuk është akt i drejtë ndaj nesh, AKTIVISTËVE TË VËRTETË të LSDM-së Shkruan: Petre Spasov Strumicë Është e vërtetë që ju duhet t’i përkushtoheni familjes, por ne aktivistët e vërtetë të LSDM-së së bashku me ju jemi një familje, një familje që ju si […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: