Filloi me punë Grupi konsultativ për reforma në sistemin e përkujdesjes dhe edukimit parashkollor të fëmijëve

vull

Grupi Punues Konsultativ, i formuar për të monitoruar procesin dhe për të bërë propozime për përmirësimin e aksesit në shërbime cilësore për zhvillimin e fëmijërisë së hershme, veçanërisht për fëmijët nga mjediset e rrezikuara sociale, mbajti takimin e tij të parë, që u zhvillua online për shkak të parandalimit dhe mbrojtjes nga Covid-19.

Ky grup konsultativ përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ministrive të tjera përkatëse, institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, komunitetit akademik, punonjësve të institucioneve parashkollore në vend, si dhe nga përfaqësues të sektorit joqeveritar.

 

“Përveç faktit që jemi duke punuar në rritjen e kapaciteteve për vendosjen e fëmijëve në institucionet parashkollore, punojmë intensivisht edhe në rritjen e cilësisë së kuadrit të ngarkuar me kujdesin ndaj fëmijëve. Filluam aktivitete për krijimin e një sistemi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë të praktikantëve të përkujdesjes dhe edukimit parashkollor” tha ministrja Shahpaska.

Ajo vuri në dukje se në fazë të realizimit është edhe projekti përmes IPA – 2017 “Raising the quality of pre-school education and care”, qëllimi kryesor i të cilit është përmirësimi dhe ngritja e cilësisë së edukimit dhe arsimit parashkollor.

Aktivitetet e parashikuara me projektin janë strukturuar në 3 komponentë:

• Modernizimi i zhvillimit profesional dhe të karrierës të punonjësve në institucionet parashkollore

 

• Revidimi i modelit të (ri)licencimit të punonjësve në institucionet parashkollore

 

• Përforcimi i përfshirjes së prindërve në edukimin dhe kujdesin parashkollor, veçanërisht për fëmijët në rrezik.

 

Në takim, përveç prezantimit të aktiviteteve të planifikuara për forcimin e sistemit të trajnimit të mësuesve në sistemin e kujdesit dhe edukimit parashkollor, u prezantua edhe një nga modelet, mjetet dhe instrumentet me famë botërore për matjen e cilësisë dhe rezultateve të të nxënit të hershëm.

Zgjerimi i aksesit në shërbime cilësore për fëmijët nën moshën gjashtë vjeçare në të gjithë vendin, me theks të veçantë për fëmijët nga grupet e ndjeshme dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve është qëllimi kryesor i komponentit të dytë të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, që e zbaton  Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen e Bankës Botërore.

“Një nga gjërat më të mençura që një vend duhet të bëjë për të siguruar barazi dhe prosperitet afatgjatë për të gjithë qytetarët është të investojë në edukimin e hershëm të fëmijëve. Banka Botërore, në bashkëpunim me Qeverinë dhe partnerët po punon për zbatimin e politikave dhe programeve për të rritur mundësinë e edukimit cilësor të fëmijërisë së hershme, në mënyrë që të sigurojë nevojat e zhvillimit të të gjithë fëmijëve. Projekti është dizajnuar për të krijuar mjedis që do të inkurajojë shkathtësitë për sukses në shkollë dhe gjatë gjithë jetës”, theksoi Bojana Naceva, eksperte e lartë e arsimit.

Ky projekt gjithashtu siguron edhe grante për ndërtimin e kopshteve dhe qendrave të reja për zhvillimin e fëmijërisë së hershme, si dhe për zgjerimin e objekteve ekzistuese dhe shndërrimin e tyre në institucione të kujdesit dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë.​

Next Post

ZYRTARE: IGOR WANDERSON DA SILVA FUTBOLLIST I RI I SHKËNDIJËS

Sulmuesi anësorë 24 vjeçar vjen në Tetovë nga Brazili, ndërsa paraprakisht në Europë është paraqitur me Gaziantep FK dhe Bursaspor në Turqi. Klubi i Futbollit Shkëndija me kënaqësi komunikon marrëveshjen me sulmuesin brazilian, Igor Wanderson Da Silva. Bëhet fjalë për sulmues krahu, ndërsa kjo do të jetë përvoja e tij […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: