Filloi paneli i Iniciativës qytetare “Gostivari që dua”, në sheshin e qytetit

Kohanews Admin

Ka filluar para pak çastesh paneli i rganizuar nga Iniciativa qytetare “Gostivari që dua”, në sheshin e qytetit në Gostivar.  Përfaqësuesi i iniciativës, Lekë Dalipi dje përmes një konference për shtyp njoftoi që subjekteve politie garuese në zgjedhjet Lokale do tu ofrohet një program i përgatitur nga Iniciativa.

“Iniciativa Qytetare “Gostivari që duam”, tashmë ka krijuar një draft program për zgjedhjet e ardhëshme lokale. Po them draft program, , shtoi Dalipi, pasi ende nuk është përmbyllur dhe qëllimi i panelit që do ta organizojmë të shtunën në qendër të Gostivarit, do të jetë njoftimi i qytetarëve me nismën tonë dhe shpresojmë që të marrim propozime konkrete nga ana e tyre për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e Gostivarit.

“Jam këtu para jush, që në emër të iniciativës sonë të njoftojë opinionin publik mbi nismën tonë për një Gostivar me një të nesërme më të mirë dhe pa probleme të trashëguara me dekada. Kam kënaqësi tu ftoj juve mediave dhe qytetarëve në Panelin që ne bashkërisht vendosëm ta quajmë: Paneli për Gostivarin që duam, që do të mbahet nesër (pra e shtunë), me fillim prej ora 18:00 në qendër të qytetit. Paneli organizohet me intencë për të diskutuar mbi problemet akute që preukupojnë qytetarët e Gostivarit. Të debatojmë dhe të ofrojmë zgjidhje mbi të gjtha këto anomali që po na rëndojnë përditshmërinë çdo ditë e më tepër. Gostivari aktualisht përballet me trafik të mbingarkuar, rrugë të ngushta, papastëri publike, mungesë të transporit publik, mungesë të gjelbërimit, ajër të ndotur si pasojë e funksionimit të deponisë Rusino, me qentë endacak gjithandej hapësirave publike”, tha Dalipi.

Ne në Iniciativë, shtoi ai, jemi bashkuar rreth një qëllimi të sinqert për të kërkuar dhe ofruar zgjidhe për trasparencën e munguar në institucione, për urbanizëm që nuk uzurpon dhe që nuk na merr frymën për çdo ditë, për shkolla dhe administratë të depolitizuara dhe profesionale, për Ndërmarrje Publike që do të ofrojnë shërbime më të mira për qyetarët e Gostivarit.

Next Post

Mickoski, Sela dhe Gashi po mbyten tek "Nuk dimë nga tia mbamë", koalicioni i paragjykuar për humbje

LSDM ka një koalicion që do të fitojë bindshëm zgjedhjet lokale sipas të gjitha kritereve dhe parametrave sepse LSDM ndërton koalicione bazuar në një ofertë të qartë, konkrete dhe të arritshme. Koalicioni i ri i Mickoski, Sela dhe Gashi është një koalicion “Nga askund” i cili është i dënuar nga […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: