Filluam punën për gasifikimin e objekteve të para shkollore në Komunën e Çairit

vull

Pas përfundimit të procedurave ligjore, me drejtorin e operatorit të përzgjedhur ekonomik SHA GA-MA z. Radko Manov filluam procesin e punës për gasifikimin e dy objekteve të para në territorin e Komunës së Çairit, edhe atë objektit “Fjollat” të Kopshtit për fëmijë “Borëbardha” dhe Shkollës Fillore “Ismail Qemali”.

Projekti në fazën e saj të parë do të përfshijë edhe godinën e Komunës së Çairit, ndërsa investimi total për të tre objektet është 12 milion denarë.

Dobitë e realizimit të gasifikimit:

– masë efikase ekologjike që do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend dhe
– mekanizëm ekonomik që do të sigurojë reduktim të shpenzimeve vjetore për afër 3,4 milion denarë që do të thotë se mjetet e investimit do të kthehen për 3 vite e gjysëm.

Next Post

Kuvendi më 11 shkurt do ta ratifikojë protokollin për NATO-n,të nesërmen shpërbëhet

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi theksoi se që në të njëjtën ditë, menjëherë pas shpërbërjes së Kuvendit, do të mund t’i shpallë zgjedhjet e nënta të rregullta parlamentare dhe të pestat të jashtëzakonshme në vend. Kryetari i Kuvendit planifikon që në ditën e parafundit të kësaj përbërje parlamentare – 11 […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: