Firma që ndërton shtëpitë në Laç i jep fjalën Erdoğan, shtëpitë gati në gusht… (Video)

Blerand Rexhepi

Kompania turke Albayrak, e cila po ndërton shtëpitë për të prekurit nga tërmeti në Laç i ka dhënë fjalën Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan se ndërtimi do të përfundojë në muajin gusht të vitit 2021.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kompania e cila ndërton në emër të kompanisë shtetërore të ndërtimit, TOKI, ka vënë në dukje fjalën që presidenti i Albayrak i dha Presidentit të vendit të tij për datën e përfundimit të punimeve.

“Z. Albayrak, do i përfundojmë punimet në gusht 2021, apo jo?”, pyet Presidenti Erdoğan, ndërsa pronari i kompanisë, Ahmet Albayrak i përgjigjet: “Po, Z. President”.

Kompania Albayrak në fakt është një kompani ndërtimesh e cila e ka shpalosur më së miri përvojën e saj në projekte afatshkurtër, të shpejtë dhe specifik sikurse është edhe ky i ndërtimit të banesave për të dëmtuarit nga tërmeti në Laç. Albayrak ka realizuar projekte në rajone problematike dhe në vende ku është kërkuar shpejtësi dhe cilësi. Teksa duket se arsyeja që shteti turk i ka besuar këtë ndërtim Albayrak është pikërisht kjo arsye.

Në projektin e ndërtimit të shtëpive për të prekurit nga tërmeti në qytetin e Laçit, parashikohet ndërtimi i 522 shtëpive të banimit, 37 njësive tregtare dhe 380 vendparkimeve nëntokësore.

Turqia është vendi i parë në listë sa i përket ndihmës së ofruar ndaj Shqipërisë për të prekurit nga tërmeti i vitit të kaluar. Ky vend gjithashtu ka ndihmuar Shqipërinë edhe në kohën e pandemisë me ndihma mjekësore, autoambulanca dhe pajisje të tjerë spitalore dhe mbrojtëse me qëllim lehtësimin e përballimit të pandemisë globale që tashmë është kryefjala e çdo shteti.

Next Post

Tiranë: Shqiptarë nga Maqedonia do të protestojnë pasnesër në Tiranë për Detin Jon

Grupe Atdhetarësh janë nisur nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova për protestën e 6 Janarit në ora 17:30 përball Kryeministris Tiranë. Protesta ka për qëllim mbrojtjen e hapsirave ujrore të detit Jon që cënohet nga shteti Grek. (b.a.)

Subscribe US Now

%d bloggers like this: