Flet ministri Nuredini pas konferencës “Rreth i gjelbër ekonomik”: Stimulojmë investimet për të çmitizuar rimëkëmbjen e gjelbër

Blerand Rexhepi

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dje u paraqit si folës kryesor në konferencën “Rreth i Gjelbër Ekonomik” në Vienë, në të cilën u prezantuan politika të qëndrueshme, inovative dhe të gjelbra, ide biznesi, produkte dhe kompani.

Në fjalimin e tij, ai theksoi se zbatimi i agjendës së gjelbër të Ballkanit Perëndimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut është një qëllim i qartë për vendin tonë, dhe prezantoi lidhjen e planifikuar të angazhimit kombëtar klimatik me masat e gjelbra për rimëkëmbjen nga kriza Covid 19.

“Ne krijojmë dhe zbatojmë politika të zbatueshme të gjelbërta për të realizuar ‘Agjendën e Gjelbër’ në Ballkan si një qasje e re për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rinovimin e ekosistemeve natyrore.”

Çmitizojmë ekonominë e gjelbër duke u afruar deri te konsumatori, duke stimuluar investime private me masa konkrete të propozuara si efikasiteti i energjisë, energjia diellore, shërbimet e ekosistemit dhe lëvizshmëria elektronike.

“Ne jemi duke punuar për të siguruar një tranzicion të drejtë të energjisë në ekonomi duke krijuar vende të gjelbërta pune, mbështetje financiare të planifikuar sistematikisht për operatorët ekonomikë dhe amvisërite individuale,” – deklaroi Nuredini në forum.

Para përfaqësuesve të qeverive, subjekteve afariste dhe institucioneve financiare, ai paraqiti legjislacionin tonë të krijuar të harmonizuar me nevojat e të gjithë palëve të tanguara, i cili do të zbatohet menjëherë, do të hapë mundësi të reja për zhvillim dhe përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Në kuadër të konferencës, Nuredini gjithashtu u takua me Ministren Federale të Austrisë për Dixhitalizimin dhe Çështjet Ekonomike Margarete Schrambock, ku diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në arritjen e agjendës së gjelbër me Austrinë, si një nga partnerët kryesorë të investimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Konferenca “Rreth i Gjelbër Ekonomik” synon të prezantojë dhe promovojë zgjidhje të qëndrueshme, inovative dhe të gjelbërta afariste, produkte dhe kompani, por edhe aktivitete të politikëbërësve dhe aktivistëve civilë në mënyrë që t’i lidhë dhe inkurajojë ata të bashkëpunojnë në ndërtimin e një ekonomie më të gjelbër në tejkalimin e krizës aktuale.

Next Post

Kryetari i Dijanetit të Turqisë viziton Xhaminë e Larme,pritet nga Myftiu i Tetovës Prof.Dr. Qani ef. Nesimi

Sot më 18.06.2021 (e premte), Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi me bashkëpunëtorët, bashkë me Kryetarin e BFI-së, Reisul-Ulema H. hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorët, në hapësirat e Xhamisë së Larme pritën në vizitë Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, Prof. Dr. Ali ef. Erbash. Në këtë vizitë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: