Fletëdenoncim penal për shtatë persona për tegti me drogë

vull

Departamenti i Policisë Kriminalistike- Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme në koordinim dhe bashkëpunim të ndërsjellë me SPB Shkup- Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme, parashtroi fletëdeoncim penal kundër A.M. (27) nga Dibra, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vepër penale e vazhdueshme”, në lidhje me veprën penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe kundër R.A. (35) nga f. Zhitoshë- Prilep, G.H. (42) nga R. e Shqipërisë, F.P. (29), M.GJ. (29), V.M. (34), të tre nga Shkupi dhe P.GJ. (32) nga Dibra, për shkak të ekzistimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Më datën 16.11.2020 G.H. ka transportuar drogë nga R. e Shqipërisë në territorin e RMV-së dhe në Dibër ia ka dorëzuar A.M. i cili me marrëveshje paraprake me P.GJ. e ka hedhur mbi rrethojën e INP “Teferiç” në Strugë. Pastaj, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë kanë kryer bastisje në dhomën ku gjendet P.GJ. dhe ka qenë në vuajtjen e dënimit me burg për shkak të tregtisë së palejuar me drogë, gjatë së cilës kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, fara nga bima Cannabis, telefon celular dhe sim kartelë, me çka S.GJ. përsëri ka kryer vepër penale.

Pas masave të ndërmarra është vërtetuar se R.A. në nëntor nga person nga R. e Shqipërisë është furnizuar me marihuanë, pas çka në komunikim me A.M. janë marrë vesh ta transferojë përmes “brezit të gjelbërt” të kufirit shtetëror.

Më datën 21/22.11.2020 A.M. drogën ia ka dorëzuar F.P., pastaj, më datën 25.11.2020 R.A. dhe A.M. ia kanë shitur P.GJ. për shumë prej 3.000 eurove. Më 26.11.2020 në blv.”Boris Trajkovski” në Shkup, nëpunës policorë kanë ndaluar automjet, i drejtuar nga V.M. në të cilin ka qenë edhe M.GJ. dhe gjatë kontrollit të të njëjtit është gjetur marihuanë dhe telefona celular.

Më 26.11.2020 është kryer bastisje në shtëpi uikendi në f. Moranë, pronë e M.GJ., ku janë gjetur dhe sekuestruar 1 kilogram marihuanë dhe pistoletë kalibër 8 mm pa kornizë. Poashtu, më datën 26.11.2020 nëpunës policorë kanë kryer bastisje te R.A. në INP Prilep, ku është sekuestruar një telefon celular dhe SIM kartelë. Gajtë kësaj, R.A. më ka qenë duke e vuajtur dënimin prej tri vite e gjysmë për tregti të palejuar me drogë, kur nga kontrolli i nëpunësve policorë të kryer më datën 02.12.2019 atij i janë gjetur 5 kilogram marihuanë, me çka ai, derisa e vuan dënimin, e ka përsëritur veprën penale. Gjatë bastisjes së kryer te A.M. janë gjetur dhe sekuestruar të holla në shumë prej 3.000 eurove, në apoena të ndryshme në denarë dhe euro.

Nga ekspertiza e kryer është vërtetuar se bëhet fjalë për sasi prej 2,7 kilogram marihuanë.

 

Next Post

Takim i Kryeministrit Zaev me zëvendëspresidenten e Bankës Evropiane për Investime, Pavllova: Mbështetje e fuqishme në agjendën evropiane, në projektet strategjike rajonale dhe vendore

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,Zoran Zaev së bashku me ministrin e Financave, Fatmir Besimi  u takuan me zëvendëspresidenten e Bankës Evropiane për Investime, Liljana Pavllova dhe me përfaqësues të  sektorëve të Bankës Evropiane për Investime. Në takim, u shpreh gatishmëria për mbështetjen e mëtejshme të shtetit tonë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: