Fokusi i investimeve kapitale, vendoset mekanizëm funksional për realizimin e 23 miliardë denarëve të parapara me Propozim – Buxhetin për vitin 2021

vull

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me prioritetet në Propozim-buxhetin për vitin 2021, fokusohet në zbatimin e projekteve të infrastrukturës kapitale në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, infrastrukturën energjetike dhe komunale, gazifikimin dhe investimet kapitale për të përmirësuar kushtet në shëndetësi, arsim, sistem social, gjyqësor, bujqësi dhe mbrojtjen e ambientit jetësor.

 

Investimet kapitale janë planifikuar në një nivel prej rreth 23 miliardë denarë ose 20% më i lartë se plani për vitin 2020, me të cilën për  financimin e investimeve është planifikuar të sigurohen fonde nga disa burime, edhe atë: fondet buxhetore, fondet IPA dhe huatë.

Për realizim të suksesshëm dhe më të madh të investimeve kapitale, në Propozim – buxhetin për vitin 2021, është siguruar një mekanizëm funksional për përmirësimin e realizimit, që nënkupton drejtimin e fondeve drejt projekteve me realizim më të madh.

Për këtë qëllim, fondet do t’u shpërndahen përdoruesve të buxhetit gjatë vitit buxhetor, në nivel tremujor – nga ata me realizim të dobët te ata me realizim më të lartë të shpenzimeve kapitale. Mekanizmi njihet si KAPEF me synime të sakta të realizimit prej 15%, 40%, 65% dhe 100% përkatësisht në tremujorin e parë, të dytë, të tretë dhe tremujorin e katërt të vitit.

Nëse në tremujorin e ardhshëm ata përdorues të buxhetit të cilëve u janë marr fondet bëjnë një realizim më të mirë, ato do ju kthehen.

Drejt realizimit më të mirë duhet të kontribuojë edhe Komiteti Nacional i Investimeve që do të koordinohet në nivel të Qeverisë për tu përforcuar  investimet në infrastrukturë.

 

Përforcimi i investimeve  në infrastrukturë përfshin modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore edhe atë  në fazë përfundimtare të rikonstruimit të hekurudhës të Korridorit 10: aksi Kumanovë – Belakovce – Kriva Pallankë nga Korridori 8; ndërtim dhe rehabilitim i urave, stacioneve hekurudhore,  nënkalime dhe mbikalime; realizim i infrastrukturës rrugore si autostrada Shkup – Bllacë,seksioni i autostradës Kërçovë – Gostivar, përfundimi i autostradës Kërçovë – Ohër; gazsjellësi Shkup-Tetovë, Gostivar – Kërçovë,  ndërlidhës me Greqinë, Serbinë dhe Kosovën; realizimi i Projektit për rrugët lokale – përmirësimi i infrastrukturës rrugore në komuna; Projekti i lehtësimit të tregtisë dhe transportit të Ballkanit Perëndimor; ndërtimi i një vendkalimi kufitar hekurudhor me objektet shoqëruese “Tabanoc”; projekti “Vendosja e një sistemi të shpejtë të autobusëve në Qytetin e Shkupit”; ndërtimi i seksionit rrugor Gradsko-Drenovë.

Investimet në energjinë dhe infrastrukturën komunale dhe menaxhimin e mbetjeve përfshijnë intensifikimin e ndërtimit të sistemit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në komuna dhe zbatimin e Projektit efikas të energjisë në sektorin publik, i cili mbulon komunat dhe institucionet shëndetësore publike; stacion për trajtimin e ujërave të ndotura në Shkup; mbindërtim i sistemit të kolektorëve në Shkup, Kërçovë, Manastir dhe Tetovë, ndërtimi i stacioneve  për pastrim dhe sistemi i menaxhimit të mbeturinave dhe mbylljen e deponive në rajonin lindor dhe verilindor.

Investime shtesë janë parashikuar për rregullimin e zonave të zhvillimit teknologjik industrial përmes ndërtimit të infrastrukturës për kushte dhe pajisje më të mira të punës, si dhe punë kërkimore gjeomekanike.

Next Post

Çfarë po ndodh së brendshmi Shqipërisë pas fitores së Joe Biden-it në Amerikë?

Spartak Ngjela I gjithë korrupsioni i lartë shqiptar ishte me Trump-in. Ditët e para këta u mërziten, kurse tani kuptohet se janë të trembur. Ndërsa, gazetat e tyre janë bërë edhe më qesharake nga ç’kanë qenë: iu bien daulleve të çara të fitores së Trump-it me gjykatë, dhe flasin me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: