Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Forumi i Prespës për Dialog/Teuta Arifi takohet me Reeker, Palmer dhe Byrnes: Diskutohen sfidat e eurointegrimit

1 min read

Nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherit kryetare e komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog ka realizuar takim me dy diplomat të lartë amerikan, Philip Reeker – ndihmës sekretar shtetëror dhe Mattheë Palmer Zëvendësndihmës sekretar për Europë dhe Euroazi.

Partneriteti me SHBA-në është një faktor esencial dhe strategjik drejt konsolidimit demokratik dhe prosperitetit ekonomik të vendit tonë, është vlerësuar kështu në takimin e Arifit me diplomatët e lartë amerikan.

“Sot në #PrespaForumDialog, kisha nderin të takohem me Philip Reeker ndihmës sekretar shtetëror, Mattheë Palmer zëvendësndihmës sekretar në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin shtetit të SHBA-ve, si dhe ambasadoren e RMV në vend znj. Kate Marie Byrnes”, ka theksuar më tej pas takimit znj. Arifi.