Ganiu bashkë me shumë qytetarë fillon aksionin e mbjelljes së 400 drunjve të Blirit në Çair

vull

Sot të mbjellësh dhe të gjelbërosh natyrën është nevoja më e madhe e shëndetit të njeriut dhe parim mbi të cilin duhet të ndërtojmë ardhmërinë e shëndoshë të brezave të ardhshëm.

Duke e pasur parasysh këtë, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me shumë qytetarë filloi aksionin e mbjelljes së 400 drunjve të llojit të Blirit nga parku në rrugën Kemal Sejfulla. Me këtë rast kreu i Çairit Ganiu deklaroi: “Do të ndihemi shumë krenarë si qytetarë kur pas disa vitesh do të kalojmë në këto pjesë të komunës dhe do të shohim frytin e aksionit që kemi filluar.”

Kryetarit Ganiu në aksionin e inicuar iu bashkangjitën edhe figura e shquar e futbollit vendor dhe e K.F. Shkupi Nexhmedin Memedi, kryetari i Këshillit Komunal Zahir Bekteshi dhe këshilltari i Qytetit të Shkupit Besnik Ajeti. Aksioni do të vazhdojë edhe gjatë javëve në vijim në më shumë pjesë të komunës, kryesisht parqe dhe oborre të shkollave.

Next Post

Gabimi i Bilall Kasamit dhe çka ka mësuar nga ai gabim? (VIDEO)

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i’u është përgjigjur pyetjeve të emisionit që realizohet nga ‘Telegrafi Maqedoni’, pyetje të cilat janë më ndryshe nga pyetjet e zakonshme në emisionet tjera. Kjo intervist realizohen me 5 pyetje dhe secilën ditë do të publikohet nga një. Pyetja e parë që i është […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: