Ganiu me apel për terrasat pa leje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit: Askush nuk do të jetë mbi ligjin

vull

Në suaza të aksionit të inspektimit që Komuna e Çairit ndërmorri për largimin e terrasave të vendosura pa leje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu faleminderon publikisht afaristët që respektuan ligjin dhe vetë larguan terrasat për të cilat nuk posedonin leje. Ndaj tyre nuk do të shqiptohen dënimet e parapara ligjore.

Aksioni i inicuar nga ana e Komunës së Çairit do të vazhdojë të realizohet dhe kreu i Çairit Ganiu garanton qytetarët se askush nuk do të kursehet dhe nuk do të jetë mbi ligjin. Afati për reagimin e vet pronarëve është 5 ditë pune. Pas këtij afati inspektorët dhe shërbimet e policisë do të largojnë terrasat pa leje dhe do të shqiptojnë dënimet adekuate ligjore.

Next Post

Nënshkruhet marrëveshja për financim të dy rrugëve në territorin e Komunës së Vrapçishtit

Kryetari i Komunës z.Isen Shabani dhe zëvendës drejtori i Agjencionit për përkrahje të bujqësisë dhe zhvillimit rural z.Abdilselam Selami nëshkruan sot marrëveshjen për financimin e dy rrugëve, gjegjësisht rrugës që lidh fshatin Gradec me autostradën dhe rrugës që lidh fshatin Senakos me fshatin Negotinë. Gjatë javëve në vazhdim do të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: