Ganiu: Puna jonë për arsim cilësor nuk ka të ndalur!

vull

“Puna jonë për arsim cilësor nuk ka të ndalur. Pas investimeve në infrastrukturën shkollore, bashkë me drejtoreshën e shkollës fillore “Imri Elezi” znj. Merita Koxhaxhiku, udhëheqësin e projektit të USAID z. Nebojsha Mojsovski dhe drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Maqedonase për Edukim Qytetar znj. Loreta Georgieva vendosëm sot nënshkrimet tona në memorandumin për bashkëpunim në suaza të projektit për integrimin e të rinjve në arsim.

Krenar me udhëheqësinë e shkollës që në mesin e 198 shkollave nga gjithsej 66 komuna vendore arritën të fitojnë konkursin dhe të sigurojnë realizimin e këtij projekti në dobi të nxënësve të kësaj shkolle.

Tre komponentët kryesore të projektit janë:

  1. Forcimi i kohezionit ndëretnik në sistemin e arsimit
  2. Forcimin e kulturës dhe sjelljeve qytetare mes të rinjve në nivel shkollor dhe të komunitetit dhe
  3. Stimulimi për shkollat – Rinovim të saj.” – thotë Ganiu
Next Post

Dardhishta: Shtetësia “ E Maqedonisë /qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” (Dokument)

Bujar Dardhishta drejtor në Drejtorinë për libra amë kundërshton informacionet e publikuara në media se grafa për “shtetësi” në ekstraktet e lindjes, të kurorëzimeve dhe të vdekjes, prej sot do të plotësohet “maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Dardhishta në një prononcim për aktuale.mk thekson se në këtë grafë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: