Gashi: Përfundimi i Ramazanit dhe ardhja e Bajramit festë në familjet tona

vull

Kreu i Alternativës Afrim Gashi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Ai ka thënë se ardhja e Bajramit gjithnjë ka qenë mall dhe festë në familjet tona.

Ja urimi i plotë e Gashit:

Të dashur besimtarë, përfundimi i Ramazanit dhe ardhja e Bajramit gjithnjë kanë qenë mall dhe festë në familjet tona: mall për Ramazanin që po ikën dhe festë për Bajramin që po vjen. Por, ky Ramazan dhe ky Bajram na gjetën në kushte të izolimit të pandemisë. Sidoqoftë, shpresoj që muajin e shenjtë ta keni kaluar me përkushtim e devocion dhe lutem që Zoti ta ketë pranuar agjërimin tuaj dhe të gjitha adhurimet e tjera. Me këtë rast uroj që edhe Bajrami të jetë një ngrysje festive, me urime për familjarët e të afërmit, pa i harruar edhe atë që sot janë të uritur për buzëqeshjen e Bajramit: jetimët, skamnorët, të sëmurit dhe të braktisurit. Me lutjen më të sinqertë që ky Ramazan, përveç të ligës, ta ketë mposhtur edhe virusin pandemik, uroj që ky Bajram të jetë ngadhënjim edhe ndaj kësaj mortaje. Për shumë vjet Bajramin e Madh!

Next Post

Spasovski në bisedë telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Kurti: Ti koordinojmë masat për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, për rifillimin e ekonomisë dhe përforcimin e lidhjeve afariste mes dy vendeve në kushte të reja

Kryeministri i Qeverisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot realizoi një bised telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,  I cili Kryeministrit  Spasovski, i ka shprehur urime dhe përkrahje për mënyrën me të cilën vendi po ballafaqohet me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi. Në bisedë me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: