Gazetari italian premton edhe lajme të tjera shokuese për rastin “Reket”

vull

Gazetari Italian i gazetës “La Verita”, Laris Gajzer tha se ky është vetëm fillimi i publikimit të materialeve për skandalin “Reket” në Maqedoninë e Veriut. Kjo gazette sot publikoi një videomaterial ku shihet se si u morën 1.5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev nga ana e Boki 13 dhe biznesmeni Zoki Kiçeec, duke i premtuar se me ndihmën e Katica Janevës do të lihet i lirë lidhur me akuzën për rastin “Perandoria”.

“Sot La Verita publikoi vetëm pjesën e parë të rrëfimit tim, që dëshmon se sa Bashkimi Evropian, pas mbështetjes për ndërrimin e regjimit në Maqedoni, angazhohej për vendosjen e Prokurorisë Speciale (Katica Janeva), e cila jo vetëm përzihet ilegalisht në politikë, por edhe zhvat njerëzit. Sistem mafioz, që punon drejtpërdrejt nën kontrollin e politikanëve të lartë! Ata politikanë të dëshiruar nga BE dhe nga SOROS. Maqedonia ka problem të madh në rrugën e saj drejt BE-së! Mogerini dhe Junker janë fajtorë për nënçmimin e tërë popullit dhe përkrahjen që dhanë për ata që janë kundër drejtësisë…”, ka shkruar ndër të tjera Gajzer. Ai tha se ditëve në vijim do të publikojë materiale dhe dokumente shokuese.
Next Post

Katica Janeva pranon se është zëri i saj, paralajmëron goditje të fuqishme

Prokurorja e dorëhequr Speciale, Katica Janeva është deklaruar sot pas publikimeve të video-materialeve, sidomos materiali i sotëm ku dëgjohet zëri i tij. Ajo ka pranuar se është zëri i saj, por se është keqpërdorur. “E dëgjova regjistrimin, të publikuar në portale lidhur me rastin “Reket”. Jam e shokuar se si […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: