Gëzuar 1 Shtatori të dashur filloristë!

Kohanews Admin

Nuk kishte si të fillojë më bukur kjo ditë, përpos se në shkollën e re Naim Frashëri në Reçicë të Vogël, ku një endërr të 20 viteve po e bëjmë realitet.

Sot me shumë krenari, e vetëdijshme për punën dhe sakrificën e gjithësecilit që punoi për ta jetësuar këtë endërr të banorëve të Reçicës së Vogël, hapim dyert e këtij tempulli të dijes për një klasë të parë të filloristëve.

Ky objekt i bukur dhe modern shkollor ka një sipërfaqe prej 3500m2 dhe do t’ju shërbejë më shumë se 560 nxënësve filloristë në 2 ndrime! Dua të falënderoj edhe ish Ministrin e arsimit dhe shkencës Arbër Ademi, dhe të gjithë ata që punuan dhe u angazhuan parreshtur gjatë gjithë këtyre viteve për të arritur këtu ku jemi sot.

Gjatë muajve në vijim dë të vazhdojë procesi i ndarjes së klasave dhe stafit arsimor nga objekti qendror i shkollës Naim Frashëri në Tetovë, një proces shumë i rëndësishëm që padyshim do të kërkojë mirëkuptim si nga filloristët, prindërit ashtu edhe nga stafi arsimor dhe teknik në këtë institucion të arsimit fillor.

Kur të kompletohen të gjitha klasat dhe kuadri i nevojshëm, shumë shpejt do të bëjmë edhe hapjen solemne të kësaj shkolle moderne.

#EdheMëShumëPërTetovënTonë

Next Post

Ganiu: Pishina në Çair po bëhet realitet

Visar Ganiu jep lajmin e mirë për banorët e Çairit dhe jo vetëm. Nëpërmjet Facebookut ka shpërndarë fotografitë se si do të duket pishina e cila së shpejti do të bëhet realitet. “Ndërtimi i Pishinës në Çair po bëhet realitet”, shkruan Ganiu. “Agjencia për Rini dhe Sport e Maqedonisë së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: