Gjimnazi “Ibrahim Temo” me pamje të re për vitin e ri shkollor 2019-2020

vull

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2019-2020, Gjimnazi “Ibrahim Temo” merr pamje të re pas punës intenzive gjatë pushimit veror dhe pas intervenimit të Kryetarit Ramis Merko dhe drejtoreshës Besime Jonuzi për të krijuar kushte sa më të përshtatshme për nxënësësit e kësaj shkolle.

 

Sot,përfaqësues të administratës komunale në krye me shefin e arsimit z. Dashmir Nasufi sëbashku me drejtorin e NPN“Proaqua” Jeton Shaqiri dhe disa këshilltarë të këshillit komunal vizituan hapësirat e SHMK” Ibrahim Temo” për të mbikqyrë nga afër punën e kryer për përmisimin e kushteve të kësaj shkolle.

Disa nga intervenimet që vlen të theksohen janë veshja e dyshemeve me pvc plastike dhe ibercuk të ri, lyerja e të gjithë hapësirave të shkollës (klasat, korridoret), renovim komplet i të gjithë zyrave të arsimtarëve, ndrrimi i dyerve të vjetra të klasave, kabineteve dhe zyrave të administratës shkollore me dyer të kualitetit më të lartë, lyerja e tabelave, zëvendësimi i shkafeve të vjetrra me të reja si dhe shumë punë të tjera për krijimin e kushteve më të volitshme për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Puna dhe intervenimet nuk kanë të mbaruar këtu, deri në fund të vitit shkollor pirtet të bëhet edhe ndërrimi i dyshemesë së vjetër me dysheme plastike të kualitetit të lartë, ndërrimi i çatisë së abestit me çati të re si dhe furnizim me pajisje të reja shkollore, banka dhe tabela smart.

Next Post

Femrat / Rrahmani e Maksuti optimiste para Finlandës: “Duam rezultat pozitiv”

Shqipëria e Femrave është duke u përgatitur për ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Europian 2021, kundër Finlandës, që do të zhvillohet më datë 2 Shtator në “Elbasan Arena”, në orën 17:00. Në prag të kësaj ndeshjeje të rëndësishme, kanë dalë në konferencë për shtyp dy ndër pikat më të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: