Gjinekologjia e Çairit me Repart të ri të Urgjencës, donacion udhëhequr nga Alma-M

Kohanews Admin

Sot, më 18 Dhjetor 2021 në Spitalin e Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair u lëshua në përdorim Reparti i Urgjencës tërësisht e rekonstruar si pjesë e spitalit. Reparti i urgjencës është tërësisht e rinovuar sipas të gjitha standardeve dhe përmban pajisjet dhe aparatet e teknologjisë më të fundit.
Reparti i Urgjencës ka sallë për intervenime kirurgjike si dhe kapacitetet tjera përgatitore dhe post operative. Me këtë projekt, Spitalin e Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair“ është edhe një hap më para në dhënien më cilësore të shërbimeve shëndetësore.
Kapaciteti shërbyes i kësaj qendre është 1.500 intervenime në vit, që ekipi mjekësor do të ketë mundësi ti kryejë edhe më me cilësi.

Next Post

Alternativa ndanë postet

Nënkryetar i Kuvendit- Hysni Ismaili Ministër i Shëndetësisë- Bekim Sali Ministër i Shoqërisë informatike dhe Administratës- Admirim Aliti Ministër pa resor-përgjegjës për mërgatën- Xhemail Çupi Zëvendësministër i arsimit dhe Shkencës- Lulzim Aliu Zëvendësministër i Bujqësisë- Abdyzlshyqyr Abedini Zëvendësministër i Kukturës- Daim Luçi Drejtor në MEPSO- Orhan Murtezani Drejtor i spitalit […]

Subscribe US Now