Gjinekologu nga Maqedonia ndërpret në mënyrë të jashtëligjshme shtatëzaninë e A.R. nga Kosova!

vull

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se të martën rreth orës 20:00, ka ndaluar të dyshuarin SH.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Shtrëngimi” dhe “Ndërprerja e palejuar e shtatzënisë”.

Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga muaji shtator 2018, deri më 21 janar 2019, në komunën e Gjilanit, i dyshuari SH.H., përmes forcës fizike, e ka detyruar të dëmtuarën A.R., që të veprojë në kundërshtim me vullnetin e saj, në atë mënyrë që të njëjtën me anë të mashtrimit, lajthitjes dhe presionit e ka shtytë të ndërmerre një vendim përkundër vullnetit të saj, për të kryer abort të fëmijës në muajin e pestë të shtatzënisë, i cili dyshohet se është kryer në Republikën e Maqedonisë.

Prokuroria, ndaj të njëjtit sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së parab urgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës. /Telegrafi/

Next Post

Aksidentohet autobusi në autostradën Shkup-Tetovë (VIDEO)

Sa po ka ndodhur një aksident në magjistralen Tetovë – Shkup, ku në këto çaste është duke intervenuar ndihma e shpejt pasi ka persona të lënduar. Deri më tani nuk ka informacione për gjendjen e udhëtarëve./KohaNews

Subscribe US Now

%d bloggers like this: