Godet Zoran Zaev: Mbrojta me jetën time Talat Xhaferin

Blerand Rexhepi

BDI nuk vlen pesë pare në tregun e votave. Ky është qëndrimi im sot, ishte qëndrimi im edhe atëherë, në kohën kur u inçizua biseda e publikuar sot. Kishin 20 deputetë, u përgjysmuan në 10, në këto zgjedhje do të kenë edhe më pak. Sidoqoftë, përkundër faktit që BDI nuk vlen as për pesë pare, më 27 prill 2017, unë mbrova jetën e Talat Xhaferit me jetën time.

Kam treguar dhe dëshmuar dashurinë dhe respektin tim për shqiptarët me vepra. Jo vetëm me fjalë por me vepra. E sollëm Ligjin për gjuhët, kujdesemi për të gjitha komunitetet, kam qenë i pari që u kam bërë thirrje maqedonasve që të votojnë për shqiptarët dhe shqiptarët për maqedonasit, kam qenë i pari që hapa partinë për zyrtarë të lartë shqiptar, isha i pari që formova një koalicion parazgjedhor me një parti shqiptare dhe personalisht dhe familjarisht jam i lidhur me shqiptarët, jam kumbar i Muhamed Zekirit dhe kjo është një kënaqësi e madhe për mua. I gjithë publiku dëgjoi se unë nuk shqiptova askund fjalën që është ofenduese për bashkëqytetarët e mi shqiptarë, por këtë e bëri bashkëbiseduesi në bisedën e inçizuar.

Një përpjekje e tillë e ulët dhe e dëshpëruar më nxit që të punoj edhe më shumë për konceptin „një shoqëri për të gjithë“, konceptin për të cilën unë jam udhëheqës. Do të vazhdoj ta bëj këtë, me respektin e duhur për të gjithë bashkëqytetarët e mi nga të gjitha bashkësitë etnike. Shpallja e këtij manipulimi të turpshëm dëshmon edhe një herë se vota për BDI është votë për Mickoskin dhe Gruevskin.

🇲🇰 🇦🇱ДУИ не вредат пет пари на пазарот на гласови. Тоа е мојот став денес, беше мој став и тогаш, во времето кога е…

Gepostet von Zoran Zaev am Freitag, 10. Juli 2020

Next Post

Anketa/Koalicioni ‘Mundemi’ fitues i zgjedhjeve, lë mbrapa VMRO-në

Qendra për Kërkime Politike dhe Komunikim zhvilloi një sondazh përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Ky është një studim i realizuar në 1381 të anketuar të kryer “ballë për ballë” – direkt në kontakt me të anketuarit. Sondazhi u zhvillua në të gjitha zonat elektorale, në periudhën nga […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: