Gratë shtatzëna lirohen nga puna me prezencë fizike, deri në përfundimin e pandemisë

vull

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, rikujton se sipas vendimit të Qeverisë, të shpallur në Gazetën Zyrtare, gratë shtatzëna lirohen nga puna dhe obligimet e punës me prezencë fizike në vendin e punës, deri në përfundimin e Pandemisë me COVID-19, shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Përmbajtja e masave është rregulluar me  nenin 13, pika 11 dhe nenin 16 nga Vendimi për rekomandimet preventive, masave të përkohshme, masave të urdhëruara, protokolle, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja ngjitëse COVID-19, shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, rastet dhe periudha kohore e zbatimit të tyre, shpallur në Gazetën Zyrtare më 04.11.2020.

Këtë informatë e shpallim pas interesit të shprehur rreth detyrimit për punë dhe obligime të punës me prezencë fizike në vendin e punës, të grave shtatzëna, pas 31 dhjetorit të vitit 2020.
Vendimi i Qeverisë është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajtur më 03.11.2020, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Next Post

Agjencia për Investime të Huaja inicon përfshirjen e komunave dhe bizneseve lokale në procesin e tërheqjes së investimeve të reja duke përdorur potencialin e tyre të investimeve

Agjencia për Investime të Huaja dhe promovimin  e Eksportit të RMV-së mbajti një takim pune me përfaqësues të komunave dhe kompanive nga rajoni planifikues i Pellagonisë, ku prezantoi iniciativën për angazhimin e tyre aktiv në mënyrë që të sigurojë mundësi të reja për investitorët e interesuar dhe të përshpejtojë procedurat […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: