Grubi: 23 milionë euro kredi pa interes për mbi 15 mijë të punësuar

Blerand Rexhepi

Qeveria ka miratuar 23 milionë euro nga linja e tretë kreditore pa interes “COVID 3” përmes përkrahjes financiare nga BE dhe Banka Zhvillimore e RMV-së. Kështu ka shkruar në faqen e tij zyrtare, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

Sipas Grubit, nga këto 23 milion euro përfitojnë 2.009 shfrytëzues me 15.197 të punësuar.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka shkruar se me këtë hap të qeverisë edhe njëherë po dëshmohet se kujdesemi për krijimin e mundësive më të mira për punë dhe zhvillim dhe me këtë edhe për ekonomi më të mirë në vend.

Next Post

Kryetarja Arifi inspekton punimet e rekonstruimit të çerdhes në afërsi të Qendrës sportive

Po zhvillohet rikonstruimi i objektit të çerdhes në afërsi të qendrës sportive, që është edhe objekti i fundit nga gjithsej 5 çerdhet e kopshtit për fëmijë “Rinia” në Tetovë, që arritëm ta rinovojmë tërësisht gjatë 8 viteve të kaluara. Bëhet fjalë për rikonstruim të plotë të hapësirave të çerdhes, që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: