Grubi: Autostrada që na lidh me Kosovën dhe Shqipërinë do jetë gati deri në vitin 2024

Blerand Rexhepi

Zv.kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi gjatë intervistës në emisionin ‘Balkan Talks’ u ndal dhe te politika e brendshme e RMV-së. Z. Grubi tha se deri në vitin 2024 përfundon autostrada Kosovë- Maqedoni- Shqipëri.

“Po bëjmë gjithë korridorin 8, pasi mora draft-ligjin dhe do jetë nga kufiri me Kosovën deri te ai me Shqipërinë. Punimet për autostradën kanë filluar, pasi ka përfunduar shpronësim dhe urojmë të bëhet deri në vitin 2024”, – tregon zv.kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi.

Në Maqedonia e Veriut është duke u zhvilluar regjistrimi i popullsisë, por ka filluar me mërgatën dhe pasi të mbarojë me ata do vazhdojë me rezidentët. Në fillimi regjistrimi i mërgatës ishte planifikuar të zgjaste tre muaj, por u shty dhe tre muaj të tjerë.

“Në lidhje me regjistrimin bëhet fjalë për shtyrje të rezidentëve, ndërsa ai për diasporën vazhdon dhe kemi 6 muaj kohë për ta regjistruar. Ka rënë intensiteti i regjistrimit këtë periudhë për arsye të mungesës dhe dezinformimit të mërgatës. Së shpejti do fillojmë vizitat në Evropë që të sensibilizojmë mërgatën që të regjistrohet”, – thotë zv.kryeministri i parë i RMV-së Artan Grubi.

Takimi midis z. Zaev dhe opozitës maqedonase VMRO-DPMNE është parë si një takim një etnik, por z. Grubi e hodhi poshtë këtë.

“Takim njëetnik ishte për diskutime të temave të tjera, që kanë bllokuar parlamentin nga VMRP-DPMNE dhe për të tejkaluar situatën. Kryeministri Zaev ka diskutuar me ne para dhe gjatë takimit për çdo çështje që ata diskutuan”, – shprehet z. Artan Grubi.

Next Post

Nga Amerika mbështetje e fuqishme për Donika Gërvallën: Çmenduria e deputetit të Hashim Thaçit

ORGANIZATA  SHQIPTARËT E BASHKUAR NË DETROIT TË MICHIGAN-IT, SHBA ,më 7 maj 2021, miratoi  këtë Komunikatë : NE MBËSHTETJEN E VLERËS KOMBËTARE PATRIOTIKE TË DONIKA GËRVALLËS, KRYEDIPLOMATE E KOSOVËS Në mënyrën më të ashpër dhe me indinjatë të thellë dënojmë të gjitha kërcënimet, ofendimet dhe insinuatat e poshtërimet që iu […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: