Grubi: BDI asnjëherë nuk ka ndërhyrë në çështjet e Bashkësisë Fetare Islame në RMV (Video)

Blerand Rexhepi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim asnjëherë nuk ka ndërhyrë në çështjet e brendshme Bashkësisë Fetare Islame ashtu siç nuk ndërhyri dhe tani para disa ditësh kur ky institucion fetar mbajti në mënyrë demokratike zgjedhje të brendshme për emërimin e kryetarit të saj.

“BDI asnjëherë nuk ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të Bashkësisë Fetare Islame ashtu siç nuk ndërhyri tani në zgjedhjet e para disa ditëve. E dini se ne mbështesim autonominë e institucionit BFI të cilës i përkasim dhe të gjithë ne, i urojë ata për zgjedhjet demokratike të cilat i kanë zhvilluar pa asnjë ndërhyrje politike, d.m.th Bashkimi Demokratik për Integrim në parim nuk ndërhynë në autonominë, as të universiteteve e as në institucionet tjera, por respektojmë vullnetin e përfaqësuesve të atyre institucioneve” është shprehur Grubi.

Linku i videos:

https://fb.watch/1Tu-nWEc24/

Next Post

Grubi: Nuk dua të bëhem pjesë e debatit parazgjedhor midis partive politike në Shqipëri (Video)

Nuk dua të bëhem pjesë e debatit parazgjedhor midis partive politike në Shqipëri, në veçanti të një diskursi të tillë. Është një temë e cila është përmendur tashmë e 10 vite, çdo gjë është transparente dhe gjithsecili e din se çfarë pune kam bërë dhe ku kam punuar. Mund ta […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: