Grubi: BDI funksionon si një trup, rreshtohemi pas politikave të Ali Ahmetit

Blerand Rexhepi

Zërat nëpër media të ndryshme online se grupi parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim do të ngrejë interpelancë për punën e zëvendësministrit të parë dhe ministrit të punëve të jashtme Bujar Osmani janë spekulime dhe të pavërteta. Kështu është shprehur sot zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Sipas tij të gjitha strukturat e BDI-së janë një trup i vetëm dhe që të gjitha rreshtohen pas politikave vizionare të liderit Ali Ahmeti.

“I dëgjojë këto zëra nëpër media. Ne funksionojmë si një trup i vetëm, edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, edhe grupi i ynë parlamentar edhe pjesa e pushtetit ekzekutiv edhe kryetarët e komunave, jemi të fokusuar në realizimin e programit të BDI-së dhe nuk dëshirojmë të fokusohemi me tema të tilla për arsye se kemi shumë punë për të bërë bashkë, ne të gjithë jemi një trup i vetëm dhe rreshtohemi pas politikave të z. Ali Ahmeti”, ka thënë Grubi.

https://fb.watch/1Tu-nWEc24/

Next Post

Grubi: BDI asnjëherë nuk ka ndërhyrë në çështjet e Bashkësisë Fetare Islame në RMV (Video)

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim asnjëherë nuk ka ndërhyrë në çështjet e brendshme Bashkësisë Fetare Islame ashtu siç nuk ndërhyri dhe tani para disa ditësh kur ky institucion fetar mbajti në mënyrë demokratike zgjedhje […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: