Grubi – Bomgartner: Sakrificat e vendit tonë meritojnë shpërblim nga Brukseli

Blerand Rexhepi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot në kabinetin e tij takoi ambasadorin e ri të Francës, z. Siril Bomgartner.

Në këtë takim, Grubi i theksoi bashkëbiseduesit se Maqedonia e Veriut gjatë viteve të fundit ka shënuar përparim të dukshëm në drejtim të vendosjes dhe respektimit të vlerave Evropiane dhe që vendi edhe në të ardhmen do të vazhdojë të lëvizë në po të njëjtën rrugë.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për hapat konkret të ndërmarrë me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Francës edhe atë rritjes së bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve tona.

Grubi dhe Bomgartner diskutuan rreth konferencës së parë ndërqeveritare me shpresë që e njëjta të mbahet në dhjetor siç ishte planifikuar bashkë me Brukselin.

Grubi gjithashtu theksoi se të gjitha të arriturat e vendit tonë janë në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtar, andaj dhe theksoi nevojën për ndihmesën e Bashkimit Evropian me qëllim tejkalimin e situatës së panevojshme të krijuar me Bullgarinë.

Qytetarët e vendit tonë kanë bërë sakrifica të mëdha për ëndrrën tonë të përbashkët euroatlantike andaj dhe meritojnë që ta shohin dhe ndjejnë edhe shpërblimin dhe solidaritetin nga Bashkimi Evropian.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori francez Bomgartner nuk mbetën pa diskutuar edhe për masat e marra lidhur me krizën shëndetësore dhe ekonomike që tashmë ka shkaktuar COVID-19 si dhe për mënyrat më të mira me qëllim rimëkëmbjen pas kësaj situate që ka kapluar dy vendet tona por dhe gjithë botën.

Next Post

Grubi: BDI funksionon si një trup, rreshtohemi pas politikave të Ali Ahmetit

Zërat nëpër media të ndryshme online se grupi parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim do të ngrejë interpelancë për punën e zëvendësministrit të parë dhe ministrit të punëve të jashtme Bujar Osmani janë spekulime dhe të pavërteta. Kështu është shprehur sot zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Sipas tij të gjitha […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: