Grubi: Dy elektrana fotovoltaike së shpejti do ngritën në Osllomej (Video)

Blerand Rexhepi

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot në faqen e tij zyrtare në facebook ka paralajmëruar se së shpejti në në hapësirat e minierës së vjetër në Osllomej do të ndërtohen dy elektrana fotovoltaike me kapacitet prodhimi të energjisë elektrike nga 50 Mega Watt.

Sipas Grubit ky investim në Osllomej të Kërçovës kap vlerën prej 60 milion euro.

Sa i takon fushës së energjetikës, zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka thënë se në temë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka se për çka të fletë.

Grubi ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm do të nis ndërtimi i gazsjellësit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, projekt kyç për zhvillimin energjetik dhe ekonomik të vendit.

Gjithashtu prej një rëndësie të veçant sipas Grubit është edhe linja e interkoneksionit me gaz natyral të Maqedonisë së Veriut me Republikën e Kosovës me ç’rast përmes këtyre dy projekteve, Maqedonia e Veriut po kthehet në një shtet transit të gazit natyror dhe një nga faktorët kyç në mbarë rajonin.

Next Post

Në prag të ardhjes së bebit, Eli me bashkëshorten sjellin fotosesionin mahnitës

Eli G Senaj pritet që së shpejti të bëhet baba për herë të parë, këtë e ka konfirmuar tashmë disa muaj më herët por në prag të ardhjes së bebit, Eli me bashkëshorten e tij kanë realizuar fotosesionin e parë i cili duket mahnitës dhe prezantimin e tyre tashmë si […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: