Grubi: E humbëm një dekadë mundësish-një e drejtë e vonuar, e drejtë e mohuar

Kohanews Admin

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka hapur manifestimin qendror për shënimin e 20-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ai me këtë rast ka deklaruar se sot janë mbledhur bashkë për të shënuar suksesin e liderëve vendorë dhe miqve ndërkombëtarë.

Grubi ka kujtuar dhe falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në arritjen e kësaj Marrëveshje dhe për zbatimin në praktikë të së njëjtës.

“Ne, miq të dashur e humbëm një dekadë të tërë mundësish dhe rrjedhimisht, në e drejtë e vonuar, u bë e drejtë e mohuar. Por, ama edhe yjet nuk do të shndrisnin po të mos ishte errësira. Ne ia dolëm bashkë dhe pikërisht këtë sukses jemi mbledhur që ta festojmë sot. Sukses i përbashkët, i liderëve vendorë dhe miqve ndërkombëtarë: Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe OSBE-ja, shoqëria civile dhe mediat, bashkë me njerëzit që ndajnë vlerat e njëjta dhe që nga gremina e luftës, vendim tim e shndërruan në një vend të shpresës, në një vend të rrëfim suksesit. Unë, sot dua të kujtoj të gjithë ata që e shpëtuan vendin tim dhe e mësuan këtë vend se si të arrihet baraspesha. Shumë prej tyre i kemi sot në mesin tonë – ju faleminderit shumë! Disa prej tyre nuk janë sot këtu me ne – faleminderit edhe atyre dhe disa më nuk janë në mesin tonë – si presidenti (Boris) Trajkovski, Arbër Xhaferi, Imer Imeri dhe ambasadori James Pardew. Ju them se nuk do të ju harrojmë dhe ju faleminderit! Dua gjithashtu të shpreh falënderimin tim për pasardhësit e mi në përpjekjen e tyre për të zbatuar marrëveshjen, por pa harruar edhe të gjithë të rënët e vitit 2001- shqiptarë e maqedonas, invalid dhe familjet e tyre”, tha mes tjerash Grubi.

Next Post

Zaev: Marrëveshja e Ohrit hodhi themelet mbi të cilat ne po ndërtojmë një shoqëri të përbashkët

Ne shënojmë një përvjetor domethënës të marrëveshjes që siguroi një të ardhme paqësore dhe ndërtim të mëtejshëm demokratik të Maqedonisë së Veriut me pjesëmarrje të barabartë të të gjitha bashkësive të saj etnike. Marrëveshja hodhi themelet mbi të cilat ne si qeveri e sapoformuar në vitin 2017 po ndërtojmë shoqërinë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: