Grubi: Gjithmonë kam ndarë bindjen që ora policore është e panevojshme (Video)

Blerand Rexhepi

Ish deputeti i BDI-së, Artan Grubi, sonte në Click Plus në TV21 foli për gjendjen aktuale që ndodhet në Maqedoninë e Veriut me virusin Covid-19 dhe orën policore që sonte u lehtësua sa do pak.

Sipas Grubit ora policore  është e panevojshme shkaku se rrit dendësinë në nj kohë të shkurtër. “Gjithmonë kam ndarë bindjen se ora poicore është e panevojshme, sepse ora policore kufizon kohën dhe rrit dendësinë e njerëzëve për në një kohëzgjatje më të shkurtër për të kryer nevojat e tyre” u shpreh ish deputeti Grubi

Ndryshe sonte, qeveria vendosi që ora policore prej të hënës deri të premtën të fillojë nga ora 19.00 deri në 05.00, të shtunën të nis nga ora 15.00 dhe të përfundojë të hënën në ora 05.00.

https://www.facebook.com/watch/?v=653064458863942
Next Post

Muki edhe emrin e shkruan në alfabetin kirilik (Foto)

32 deputetë këtë pasdite parashtruan kërkesë në Kuvend për të  thirrur seancë urgjente për konfirmimin e vendimeve për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së Kovid-19 nga ana e presidentit të shtetit informon TetovaSot. Nisma u dorëzua në arkivat e Kuvendit. Midis deputetëve të nënshkruar është edhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: