Grubi: I gjithë ekzekutivi rreshtohet pas Erkan Arifit për komunën e Likovës

Kohanews Admin

Jo vetëm banorëve të fshatit Opajë por të gjithë banorëve të Likovës ju marr zili për një kryetar siç është Erkan Arifi pasi që nuk ka mbledhje partiake, mbledhje me kryetarët e komunave ku Erkani nuk është i pari me projektet e parapërgatitura. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi gjatë përurimit të sallës së sportit pran shkollës fillore komunale “7 Marsi” në fshatin Opajë të komunës së Likovës.

“Të lumtë, na duhen kuadro të tilla të urta të sinqerta dhe punëtor që i bëjnë punën në mënyrë të duhur, ju keni fatin ta keni dhe ne pjesë të ekipit tonë dhe uroj që edhe katër vitet e ardhëshme bashkë me të gjithë do të bëjmë punë të mira për secilin për ne, ju qoftë për hajr kjo sallë e bukur”, ka thënë Grubi.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka thënë se ky investim, kjo sallë e sportit do tu shërbejë të rinjve, gjeneratave të ardhshme për të cilat në fakt i gjithë ekzekutivi punon dhe se nuk do të ndalet me kaq.

Grubi ka motivuar edhe më shumë pushtetin lokal, në këtë rast kryetarin e komunës së Likovës, Erkan Arifi që të vazhdojë me realizimin e projekteve të rëndësisë së veçantë e posaçërisht në fushën e arsimit, sportit e rinisë si një nga prioritetet më të mëdha të Qeverisë.

https://www.facebook.com/photo?fbid=327631255393066&set=pcb.327632082059650

Next Post

Grubi: Në Likovë kemi ndërtuar 5 salla të sportit (Video)

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi gjatë lëshimit në përdorim të sallës së sportit në fshatin Opajë të Likovës, ka njoftuar, se deri tani, në këtë komunë janë ndërtuar 5 salla të sportit. “Duke ardhur këtu, lexova pak për aktivitetet e Ministrisë së Arsimit dhe më thonë,… E dëgjova Erkanin (Erkan […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: