Grubi kolegëve në Evropë: Na jepni shans

vull

Të nderuar,

Në emër të të gjithë deputetëve, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit tonë, dëshiroj t`ju falënderohem për mbështetjen tuaj të vazhdueshme në lidhje me aderimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Përcaktimi ynë për anëtarësim në BE është i qartë, e që u vërtetua edhe nga kjo përbërje e Kuvendit, me miratim të njëzëshëm të Deklaratës për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, nga ana e të gjitha partive politike.

Vendi ynë mori statusin e kandidatit në vitin 2005, ndërsa në vitin 2009, Komisioni Evropian dha rekomandim për fillimin e negociatave.

Me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin tonë dhe në Parlamentin e Greqisë, çështja për përdorimin e emrit kushtetues të vendit, fatmirësisht u mbyll me sukses. Të dyja vendet bënë me të vërtetë përpjekjet e sizifit për tejkalim të këtij kontesti bilateral. Njëkohësisht, e nënshkruam edhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Republikën e Bulgarisë, me ç`rast i vërtetuam angazhimet tona për kultivim të marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha fqinjët tanë, gjë që është parakusht për prosperitet dhe zhvillim. Përveç kësaj, vendi punoi me përkushtim në detyrat reformuese në: gjyqësi, luftën kundër korrupsionit, zbulimin dhe reformat në shërbimet e sigurisë, si dhe reformat në administratën publike, e që na u sugjeruan në Këshillin e vjetshëm të BE-së, si çështje kryesore për marrjen e datës. Për informatën tuaj të hollësishme, në shtojcë jua dorëzojmë listën e ligjeve reformuese, të cilat i miratoi Kuvendi.

Vendi, gjithashtu, mbajti edhe zgjedhje lokale shembullore në vitin 2017, referendum në vitin 2018 dhe zgjedhje presidenciale në vitin 2019.

Në fund, më lejoni të përfundoj me apel dhe lutje ndaj Jush, Parlamentit tuaj dhe Qeverisë suaj, që të na mbështetni në ëndrrën tonë evropiane, duke vërtetuar rekomandimin për marrje të datës për fillim të negociatave në Këshillin në qershor, sepse qytetarët dhe vendi ynë e meritojnë këtë. Të gjithë ne, shoqëria jonë, presim vendim pozitiv të Këshillit, si mirënjohje për përpjekjet tona të përbashkëta.
Data për ne paraqet hapje të derës së klasës, ku vazhdimisht duhet të mësojmë dhe të japim 35 provime që në fund të diplomojmë. Ju na inkurajuat në mënyrë miqësore të tregojmë burrshtetësi dhe t`i zgjidhim të gjitha çështjet tona, ashtu siç edhe vepruam, e tani ne ju inkurajojmë në mënyrë miqësore të na jepni shans neve por edhe Evropës së bashkuar.
Përzemërsisht,

 

Next Post

Gomari i fshatarit dhe eurointegrimet

Ismail Arsllani   Rrugëtimi euro-integrues i Maqedonisë së Veriut, në dekadën e fundit, i përngjet asaj përralle “ezopiane” për Pusin dhe Gomarin: “Një ditë gomari i një fshatari kishte rënë në pusin e oborrit. Gomari i mjerë ulëriti me orë të tëra, derisa fshatari e gjeti të rënë në pus. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: