Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Grubi: Kritikat e kanë forcuar edhe më shumë BDI-në!

1 min read

Duke folur për takimin “surprizë”, mes kryeministrit Kurti-Ahmeti, zëvendës kryeministri I parë, Artan Grubi tha se ky nuk është takimi I parë mes liderit të BDI-së dhe kryeministrit Kurti, njofton Indeks.mk

Zëvendës kryeministri tha se takime mes Ahmetit dhe Kurtit ka pasur edhe në Reçicë në orë të vona dhe të gjata. Deklaroi se kryetari I BDI-së gjithnjë I ka ruajtur marëdhënijet zyrtare me kryeministrat e Republikës së Kosovës dhe ka takuar të gjithë kryeministrat. Komentoi edhe deklaratën e Mickoskit.

“Nga politikat e BDI-së dhe zotit Ahmeti nuk I bën keq asnjë komuniteti. Kritika të tilla kundrejt BDI-së ka pasur gjithnjë. Kur ishim në koalicion me VMRO-në, na kritikonte LSDM-ja. Tani na kritikon VMRO-ja. Thjeshtë janë ndryshuar rrolet dhe VMRO-ja e morri rolin e LSDM-së për ta dëmtuar partinë e Kovaçevskit. Kritiat e forcojnë BDI-në, e bëjnë më të fortë”, tha ai.