Grubi merr pjesë në vendosjen e udhërrëfyesve të rinj në tre gjuhë

Blerand Rexhepi

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot në ora 14:00 do të marrë pjesë në vendosjen e udhërrëfyesve të rinj në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht përgjatë korridorit 8 nga ana e NP “Rrugët e Maqedonisë” dhe Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Ky aktivitet do të zhvillohet në rrugën e Kaçanikut, përkatësisht tek mbikalimi ku ndahet rruga për Tetovë dhe Kumanovë.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shtuar ditëve të fundit aktivitetet për ndryshimin e tabelave në gjuhën shqipe në gjithë teritorin e vendit në një bashkëveprim ndër institucional.

Ky vendim i ndryshimit të tabelave/udhërrëfyesve të vjetër që nuk janë edhe në gjuhën shqipe erdhi pas nënshkrimit të kreut të NP ”Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi dhe implementimit më pas nga drejtori i NP ”Rrugët e Maqedonisë së Veriut” Bekim Memedi.

Next Post

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për herë të parë nënshkroi marrëveshjen kolektive për të punësuarit në këtë ministri

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, sot për herë të parë nënshkroi marrëveshjen kolektive me të cilën rregullohet statusi, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punëtorëve që janë të punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomia e Ujërave. Në nënshkrimin  e kësaj marrëveshjeje morën pjesë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: