Grubi: Miratuam projekte për çerdhe, shkolla, kanalizime dhe rrugë për komunat tona

Kohanews Admin

Zëvendëskryeministri i parë Grubi sot përmes një njoftimit në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kanë miratuar projekte të shumta për komunat nga mjetet të cilat janë ndarë nga TAV.

Ja postimi i Grubit:

Vijojmë me lajme të jashtëzakonshme në lidhje me kujdesin e Qeverisë për komunat dhe qytetarët tanë:

Sot edhe zyrtarisht qeveria miratoi grupën e dytë të proekteve nga shpërndarja e mjeteve të koncesionerit TAV me qëllim të realizimit të projekteve infrastrukturore të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.

Si edhe herën e parë, bëhet fjalë për investime në çerdhe, shkolla, infrastrukturë të rrjetit nëntokësor dhe kanalizime, rindërtim dhe meremetim të rrugëve lokale dhe rajonale, projekte këto të cilat vërtet janë të rëndësishme për qytetarët e vendit.

Ja proektet e miratuara sot:

1. Ndërtimi i Qendrës për të rinjë në Zhelinë – 18.296.250,00 denarë
2. Rekonstruimi i qendrës së qytetit të Kërçovës – 49.952.482,00 denarë
3. Rregullimi i shtegut të lumit Shkumbin në Tetovë – 29.984.600,00 denarë
4. Zgjerimi i shkollës fillore “Ismaili Qemajli” në Cërnilishtë të Dollnenit – 12.957.675,00 denarë
5. Rekonstruimi i Spitalit të qytetit të Gostivarit – 29.569.375,00 denarë
6. Ndërtimi i morgut tek varezat në Kërçovë – 23.363.206,00 denarë
7. Rrugë lokale në fshatin Banishtë të Dibrës – 5.890.317,00 denarë
8. Rruga 1 dhe 2 në Bllokun 3 lok. A në Dibër – 6.167.427,00 denarë
9. Projekt themelor për rrugë në BU 8 në Strugë – 66.961.676,00 denarë
10. Projekt themelor për shtratin e lumit në Hotël të Likovës – 20.162.930,00 denarë

11. Rruga Krushopek – qendër rekreative Saraj – 13.591.500,00 denarë

Next Post

Aleanca për Shqiptarët : Betonizim tejet alarmues i bregut të Liqenit të Ohrit, Trashëgimi Botërore e UNESCO-s.

Qytetarët po raportojnë për pesë shtëpi pushimi që me gjasë po ndërtohen nga Kryetari i Komunës dhe të afërmit e tij në kampingun e Livadhishtes, në një tokë në pronësi të Elektranave të Maqedonisë së Veriut (ESM). Zëvendës drejtori i ESM gjithashtu i përket BDI-së. Ky krim i ri urban […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: