Grubi: Na duhet stabilitet institucional për rrugën drejt Bashkimit Evropian

Kohanews Admin

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi thotë se vendi nuk ka kohë për aventura politike dhe përqendrimi duhet të jetë në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë çka pastaj e zhbllokon rrugën evropiane. Grubi shprehet optimist se në një afat të shkurtër kohor Maqedonia do të mund të hap negociatat me Bashkimin Evropian, por thotë se për të arritur këtë, vendi duhet të ketë stabilitet institucional duke kundërshtuar këtu mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Në një intervistë për KosovaPress, Grubi ndër të tjera flet edhe për pozitën që do ta ketë BDI në qeverinë e re dhe për nismën rajonale “Open Ballkan”.

“Kjo (hapja e negociatave me BE-në) po pengohet nga Bullgaria për arsye të kontestit në lidhje me zbatimin e marrëveshjes të 2 gushtit të vitit 2017 dhe po shpresojmë që kjo të tejkalohet sa më shpejtë. Për të arritur këtë neve na duhet stabilitet institucional në Kuvend, në Qeveri dhe që ta di Sofja pas zgjedhjes së qeverisë së re atje në Republikën e Bullgarisë që e ka një partner në Shkup me të cilin mund të sjellë vendime dhe ta zhbllokojë ecurinë tonë drejt Bashkimit Evropian”, thotë Grubi.

Grubi shprehet optimist se në pranverën e hershme të këtij viti do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

 

Next Post

S’BËHET KULTURA ME ANONIMË E SERVILË!

Midis nesh S’BËHET KULTURA ME ANONIMË E SERVILË!   Për çka formohen dhe për çka shërbejnë partitë tona politike. Praktikat e deritanishme dëshmojnë se ato janë vetëm si “zyra ndërmjetësuese” për punësim të militantëve partiakë! Janë totalisht pa platforma politike kombëtare! Struktura e tyre kadrovike, struktura kadrovike në vende udhëheqëse, […]

Subscribe US Now