Grubi: Na vlerësoni për nga puna e jo nga fjalët, nga realizimi e jo për nga premtimi, fitorja në Pllasnicë, paralajmërim për atë që do vijojë në tetor

Blerand Rexhepi

Fitorja e madhe e BDI-së dhe LSDM-së e 15 korrikut ishte vërtetim i politikave dhe vendimeve të guximshme të koalicionit qeveritar i cili e mori përkrahjen e madhe me qëllim që të vazhdojë në rrugën e rritjes ekonomike, përcaktimit perëndimor, shoqërisë së qytetarëve të barabartë dhe drejtësisë joselektive përmes sundimit të së drejtës. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi gjatë konferencës për shtyp rastin 100 ditë qeveri.

Sipas Grubit prioritetet e qeverisë tashmë janë të njohura për të gjithë, përkatësisht pasi që RMV u bë anëtare e NATO-së, u përmbyllë pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit dhe u zbatuan reformat urgjente sistemore, tani më mbetet të realizohet ripërtëritja dhe zhvillimi ekonomik, sundimi i së drejtës dhe anëtarësimi i merituar dhe i pastër si kristali në Bashkimin Evropian bashkë me të gjitha elementet shoqëruese për standard më të mirë për të gjithë qytetarët.

Fitorja në Pllasnicë, paralajmërim për atë që do të vijojë në tetor 2021

Fitoret e djeshme në Pllasnicë dhe Shtip janë vërtetim dhe paralajmërim për atë që do të vijojë në tetor të vitit të ardhshëm. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi gjatë konferencës për shtyp rastin 100 ditë qeveri.

“Dita e djeshme është sinjal që bojkotimi i koordinuar dhe i qëllimshëm i seancave të Kuvendit, të gëzuarit për mos mbajtjen e konferencës me Bashkimin Evropian dhe bllokimi i përditshëm i rrugëve për kauzë të shpikur, nuk kalon dhe nuk ka mbështetje. Prandaj, i ftoj partitë opozitare që ta pranojnë dorën tonë të shtrirë për bashkëpunim të sinqertë, për unitet dhe për konstruktivitet”, u shpreh Grubi.

Në qeverinë BDI-LSDM, ulëset VIP janë të rezervuara për qytetarët

“Na vlerësoni për nga puna e jo për nga fjalët, për nga realizimi e jo për nga premtimi. Bashkë, në vitin 2024 do ju pyesim nëse sot jeni më mirë prej para 4 viteve. Nëse shumica prej jush thonë PO, atëherë qeverisja jonë ka qenë e suksesshme. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi gjatë konferencës për shtyp rastin 100 ditë qeveri.

Next Post

Në UT u mbajt debat me temë “Dhuna kundër grave në Maqedoninë e Veriut gjatë pandemisë Kovid-19”

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (10. 12. 2020), nën organizimin e Drejtorit të Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe profesorit në Fakultetin Juridik, Prof. Dr. Ali Musliu, në bashkëpunim me Asociacionin e Alumni-ve të RMV-së dhe SHBA-ve (MAAA), nën moderimin e Udhëheqëses së Zyrës së Projekteve, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: