Grubi në Click plus: Si shtet nuk e kemi luksin të largohemi nga rruga e BE-së

Kohanews Admin

Zëvendëskryeministri i parë, njëherit edhe ministri për system politik, Artan Grubi në emisionin Click Plus në TV21 përball gazetarëve, Fatmir Aliu e Arben Ratkoceri foli për inkuadrimin e RMV-së në NATO dhe formimit të Qeverisë dhe koalicionit me LSDM-në në zgjedhjet e fundit edhe pse kjo e fundit kishte dy deputet më pak, njofton indeks.mk

Grubi shtoi se RMV-ja po paguan çmim nga pritja për hapjen e negociatave.

“E shohim se çfarë po ndodhë në fqinjin tonë, RMV-ja dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen dhe të inkuadrohen në BE, si pako. Alternativë tjetër nuk kemi. Pavarësisht kritikave nuk kemi alternativë tjetër.”, tha Grubi.

Duke folur për reformat në administratë dhe se çdo gjë që e kemi aritur deri sot e kemi aritur me miqtë tanë SHBA dhe BE, dhe se miqesia jonë duhet të jetë me BE dhe SHBA e jo me Rusinë apo me Lindjen e mesme, prezenca ruse është akktive në Maqedoni ku kemi parti pro Ruse me çdo gjë njejt sikur partia e Putinit. Dhe ne si shtet nuk e kemi luksin të largohemi nga rruga e BE-së, ka theksuar më tej Grubi.

Next Post

VIDEO | Histori e mahnitshme dashurie: Ajo takoi një të pastrehë në rrugë, sot ai është babai i dy fëmijëve të saj

Një përdoruese e TickTock tërhoqi vëmendjen e publikut pasi tregoi historinë e saj të dashurisë. Vajza me emrin e përdoruesit @ jasminegrogan1 tregon se si u dashurua me një të pastrehë, i siguroi atij strehim, ushqim dhe rroba dhe në fund lindi dy fëmijë. “Një ditë pashë një të pastrehë para një dyqani, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: