Grubi në Opinion: Po subvencionojmë çmimin e energjisë elektrike, që mos ketë ndikim në xhepin e qytetarit

Kohanews Admin

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka folur në emisionin “Opinion” për luftën Rusi-Ukrainë. Grubi tha se lufta do të ndikojë indirekt në rritjen e çmimeve të karburantit dhe produkteve, por theksoi se nuk ka vend për panik.

Grubi tha se qytetarët po suvecionohen për çmimin e energjisë elektrike, në mënyrë që rritja e çmimit të mos ndikojë tek xhepat e tyre.

“Ndikimi nuk është aq i drejtpërdrejtët, por indirekt po. Rritja e çmimit të energjisë po rritet. Qeveria subvencionon qytetarët, por pasojat indirekte po i ndiejmë edhe ne. Për momentin për qytetarët nuk do ketë shqetësim ka mjaftueshëm naftë, benzinë dhe drithëra. Pasoja direket nuk ndien, por rritja e çmimit të karburanteve i rrit çmimet zinxhir. Por nuk ka arsye për panik. Besojmë se këtu ka gisht Rusia që ngjall panik tek qytetarët.”-tha Grubi.

Next Post

Kryeministri Kovaçevski: Nuk ka krizë me derivatet tregtarët nuk duhet të kufizojnë sasinë e shitjeve

“Në Republikën e Maqedonisë Veriore nuk ka krizë me derivatet, benzinën, naftën  dhe me derivatet e tjera sepse kemi furnizim të pandërprerë me derivatet e naftës që kryesisht zhvillohet përmes Greqisë”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “Brifingu i mëngjesit” (Утрински брифинг) në Slobodna Tv. “Lidhur me atë që ndodhi dje, […]

Subscribe US Now