Grubi në Tv24: Alternativa ka shancën të bëhet pjesë e historisë

Kohanews Admin

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë intervistës së tij për Tv24 me Dushica Mrgja ka theksuar se Alternativa ka shancën të bëhet pjesë e historisë që vendi të fillojë bisedimet për anëtarësim me BE-në.

“Do fitojë shancë të çojë vendin në BE dhe pjesë e historisë e një vendi që do fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, do ketë shancë të punojë për BE. Rreth çështjeve kadrovike dhe marrjes së përgjegjësisë bisedimet i bëjnë Zaev bashkë me Gashin, jemi informuar dhe komunikojmë çdo ditë sepse jemi partner koalicioni dhe në fund do të njoftohen qytetarët dhe nuk do ketë ngërç nga kjo qeveri që tashmë ka pranuar vlerat europiane. Unë mendoj se duhet të ketë parti të përgjegjshme, duhet të dihet se në gjyq do të fitojë i drejti”, ka theksuar Grubi i pyetur se çfarë do të përfitojë Alternativa.

Next Post

Grubi në Tv24: Zaev në fillim të drejtojë Qeverinë që do rekonstruohet

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi tha sonte në Tv 24 se nuk do të ketë Qeveri krejtësisht të re, por është çështje rindërtimi dhe se Qeveria e rindërtuar në fillim duhet të udhëhiqet nga Zoran Zaev. Kryeministri aktual do të formojë Qeverinë. Nesër ose deri të hënën duhet të përfundojnë […]

Subscribe US Now