Grubi: Nevojitet angazhim më i madh i Bashkësisë Ndërkombëtare në Ballkan

Kohanews Admin

Më tej gjatë intervistës së tij për Tv24, Grubi ka folur edhe mbi marrëveshjet e arritura të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se bisedimet me Bullgarinë do të vazhdojnë.

“Në prag janë bisedimet dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar mbi çështjen e identitetit, derisa një gjë nuk është publikuar nuk mund të komentohet sepse janë në bisedime përfaqësuesit tone, por punojmë në më të mirën për qytetarët, kishte kështu publikime edhe për Marrëveshjen e Prespës dhe asgjë nuk ndodhi por gjëra të mira për vendin po vijnë”, sqaroi më tej Grubi në intervistë.

Ai në vazhdim të intervistës tha se marrëveshjet duhet të arrihen sepse janë në të mirë të popullit, e duke përmendur rastin me Greqinë tha se sot kemi raporte të mira ekonomike me Athinën zyrtare.

“Gjithmonë do ketë sfida siç, edhe Marrëveshja e Prespës do ketë sfida edhe ajo e Ohrit kishte por sot do të festojmë 20 vjetorin dhe jemi në situatë më të mirë për të miratuar atë, kemi raporte të mira me palën greke, kemi reagime sepse do ketë situata incidenti por e rëndësishme është që çka bëjmë shkon përpara, shohim raportet ekonomike me Athinën shkojnë shumë mirë bashkë kemi gazifikimin, kemi prespektiva të mira por dua të sqaroj për frikën që është shfaqur këto ditë, edhe opozitën greke e rregulluam dhe atëkohë reagonte ashpër por sot Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, dua të them atë se dëshirojmë që të angazhohet edhe Bashkësia Ndërkombëtare ashtu siç u angazhua në rastin me Greqinë. Nëse nuk ka vendim në muajin Tetor mirëpresim një vendim të sillet për hapjen e bisedimeve në muajin Dhetor”, theksoi më tej Grubi.

Next Post

Grubi: Nuk besoj se do ketë ndarje për në BE mes RMV dhe Shqipërisë

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në këtë intervistë për Tv24 ka folur edhe mbi aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian. “Jemi vërtetë të sinqertë sepse duam vendin të kemi në BE dhe bëjmë gjithçka e mendojmë se kur të arrijmë marrëveshje do e themi që kemi arritur atë, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: