Grubi nga tereni: Kemi vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për përballje me zjarret

Kohanews Admin

Kumanovë, 5 Gusht – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot pasdite ka vizituar rajonin e Kumanovës për të ndjekur nga afër punën e zjarrfikësve në përballje me vatrat e zjarrit.

Grubi nga tereni thotë se institucionet kanë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për përballje me zjarret dhe situatën në të cilën gjendet vendi.

“Përpiqemi të ju dalim në ndihmë qytetarëve, zjarrfikësve, ushtarëve dhe policëve në të gjitha vendet ku ka zjarre aktive. Bashkë me drejtorin e qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angelov sot ishim në Dovezence të Kumanovës dhe ishim dëshmitarë të përpjekjeve mbinjerëzore të banorëve dhe zjarrfikësve për ta shuar zjarrin.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka bërë njëkohësisht apel tek qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm në këtë drejtim dhe të respektojnë ndalesën e plotë për lëvizje në pyje.

“Më herët, në dy mbledhjet e sotme të Qeverisë sollëm vendime të rëndësishme për ta menaxhuar situatën me këto fatkeqësi përfshirë edhe shpalljen e gjendjes së krizës. Kapacitetet maksimale të të gjitha institucioneve tona janë vënë në dispozicion për t’u përballuar me zjarret. Lus qytetarët që të bëjnë shumë kujdes dhe të respektojnë ndalesën e plot për lëvizje në pyje”, shprehet kështu Grubi.

Next Post

Ndërron jetë Polici i Kosovës

Ai shërbej për shumë vite në Policinë e Kosovës.. Polici i Policisë së Kosovës, Hevzi (Ibrahim) Shabani ka ndërruar jetë. Kjo është bërë e ditur sot, shkruan “Bota sot”. Ndërkaq, mësohet se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në Gjilan.  

Subscribe US Now

%d bloggers like this: