Grubi nga UEJL: Proceset e Marrëveshjes së Ohrit kanë fillim, por nuk kanë fund

Kohanews Admin

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Dr. Artan Grubi ishte i pranishëm sot në panel diskutimin me temë “Pas dy dekadave, a është Marrëveshja Kornizë e ngushtë për një shoqëri plotësisht të hapur të barabartë?”, e organizuar nga ana e Universitetit të Europës Juglindore në kuadër të programit të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Në fjalimin e tij, Grubi potencoi rolin e jashtëzakonshëm të Universitetit të Europës Juglindore që nga themelimi i tij me kuadrot që i ka dhënë vendit në implementimin e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit për sigurimin e barazisë dhe të drejtës së arsimit sipëror në gjuhën amtare duke e cilësuar edhe si gardianë të saj të pashtershëm të kapaciteteve njerëzore dhe shkencore për jetësmin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

“Vërtetë sot po shënojmë 20 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, por marrëveshja vet nuk është një ngjarje në vet dhe e izoluar, është nje proces që ka fillim por nuk ka fund. Pikërisht ky jubile i sotëm është dhe rasti më i mirë për të shprehur një mirënjohje institucionale, kolektive dhe personale ndaj të gjithë burrave dhe grave të cilët e filluan këtë proces që në vitin 1991 dhe për një dekadë të tërë bënë përpjekje të njëpasnjëshme për barazi, bashkë edhe me ato burra e gra të cilët e përshpejtuan procesin në vitin 2001 dhe rrjedhimisht e miratuan pjesën normative të procesit të quajtur marrëveshje paqësore të Ohrit gjer tek kolegët e mi të sotëm, bashkë me të cilët kemi detyrimin për zbatimin e saj dhe të mos ndalemi për asnjë çast të vetëm duke e avansuar atë barazi në të gjitha fushat e jetës”, deklaroi Grubi.

Në fjalimin e tyre, Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe Akademik Bexheti iu referuam edhe Konferencës së Helsinkit në lidhje me ndërtimin e korridoreve europiane.

“Imagjinoni ’97-tën thatë, sot jemi 2021 dhe pas iniciatës në ’97-tën për ta futur korridorin 8 përkundër të gjithë rezistencës sepse i gjithë përqëndrimi edhe financiar edhe politik ishte në Korridorin 10, janë dashur kaq shumë vite për ta riaktualizuar Korridorin 8 dhe për ta jetësuar në ligj dhe shpresojmë në gurëthemel brenda këtij viti. Nuk janë vite të shumta për procese historike, janë vite të shumta për një jetë individuale. Nuk mund të presim 20,30,40 vite për të realizuar ëndrrat bazike për një jetë më të mirë dhe prandaj lufta për barazi siç e thashë edhe mbrëmë në Kërçovë nuk duhet ndalë as për një ditë të vetme. Atë ditë që do të ndalemi të pushojmë do të kthehemi 20 vite prapa. Është proces i vazhdueshëm dhe ju lus që ti bashkangjiteni jo vetëm festës por edhe punës, sepse tashmë me të gjithë infrastrukturën e vendosur si rezultat i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe përpjekjeve 30 vjeçare, jo vetëm 20 vjeçare, neve na ngelet barra për ta mbindërtuar dhe për ta avancuar në drejtim të cilësisë së jetës”, tha mes tjerash Grubi.

Sipas Grubit aktivitetet për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit nuk janë vetëm aktivitete reflektimi apo krahasimi, por i ka cilësuar si mënyrë e krijimit të vizionit të përbashkët për 20 vjeçarin e ardhshëm.

“Paqja, stabiliteti, zhvillimi dhe mirëqënia ekonomike, përfaqësimi i drejtë, kohezioni social, baraspesha e diversiviteteve, drejtësia joselektive, tejkalimi i ndasive, apo gjetja e zgjidhjeve për çështje akoma të hapura vendore, regjionale apo më gjërë, janë gjëra që kërkojnë mirëmbajtje dhe guximin e mendjeve të hapura. E ky vizion nuk toleron korniza, as të ngushta, as të gjëra, por synon hapësirë fleksibile dhe kreative, të përputhshme me të nesërmen e kompatibile me të sotmen, kërkon trajtim të përditshëm dhe vigjilent, konkurues dhe responsive. Kornizë adaptabile që mbron demokracinë duke ndarë pushtetin, vendimmarrjen dhe përgjegjësinë për të ardhmen që e kemi. Është një kornizë që nuk shumëzohet me zero. E ne, ne duhet ta ndërtojmë dhe mbindërtojmë hapësirën në mes ku frymojnë dhe garojnë qytetarët plotësisht të barabartë në shoqërinë inkluzive me kornizë të hapur dhe dinamike, të përshtatshme, ashtu siç është dhe vet jeta”, tha Grubi.

Next Post

Spartak Ngjela trondit me deklaratën, tregon çfarë fshihet pas zjarreve në Shqipëri

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë teksa  shkruan se akuzuarit e ardhshëm për korrupsion janë zjarrvënësit e kësaj kohe me zjarre masive. “Ata, me zjarre masive, duan destabilizimin e shoqërisë, që, me këtë, të  shmangin ndëshkimin e tyre dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme që kanë në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: