Grubi: Nuk besoj se do ketë ndarje për në BE mes RMV dhe Shqipërisë

Blerand Rexhepi

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në këtë intervistë për Tv24 ka folur edhe mbi aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Jemi vërtetë të sinqertë sepse duam vendin të kemi në BE dhe bëjmë gjithçka e mendojmë se kur të arrijmë marrëveshje do e themi që kemi arritur atë, kemi parë që partia e Karakaçanov nuk kaloi pragun dhe ky është sinjal se me politika nacionaliste ose marëdhënie jo të mira me fqinjët nuk mund të keni përkrahje nga popullata”, thekson Grubi.

I pyetur mbi mundësinë e ndarjes në rrugën drejt BE-së të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ai sqaron se të dy vendet meritojnë hapjen e bisedimeve.

“Nuk besoj se mund të ketë ndarje dhe atë do e vendosin vendet anëtare të BE, më parë ishte ndryshe situatë kur RMV kishte plotësuar kushtet dhe Shqipëria kishte problem me sistem gjyqësor dhe nuk kishte ndarje, dhe këtë herë jam i bindur se nuk ka ndarje sepse meritojmë të dy vendet hapjen e bisedimeve, mendoj se vendet anëtare dhe BE duhet të jetë më e pranishme në Ballkan dhe te vendimet me Sofjen, dialogun mes Prishtinës e Boegradit, situatën në BeH dhe pres nga Brukseli të plotësojë pjesën e detyrës së tij sepse qytetarët tanë janë bërë viktimë që të shohin vendin e tyre në BE, kanë ndryshuar Kushtetutën dhe shumë reforma të tjera, njejtë edhe Bashkësia amerikane na tha plotësoni kushtet e do ju pranojmë në NATO, atë bëmë dhe tash jemi vend anëtar”, sqaron më tej Grubi gjatë intervistës.

Next Post

Grubi: BDI realizon atë që e premton

Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka folur më tej edhe mbi premtimet e Bashkimit Demokratik për Integrim, duke thënë se si parti ka realizuar të gjithë premtimet e bëra në këto vite sa është në pushtet.   “Dua të them se BDI nuk ka premtime boshe dhe i realizon ato që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: