Grubi: Nuk jam ftuar nga Tribunali i Hagës si dëshmitar

Blerand Rexhepi

Informacionet se zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi është ftuar si dëshmitar nga Tribunali i Hagës lidhur me proceset që po zhvillohen kundër krerëve të ish UÇK-së është lajm i pavërtetë. Këtë sot e ka konfirmuar vetë zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë një deklarate për mediat në gjuhën maqedonase.

“Nga ju po dëgjojë për herë të parë për këtë ftesë të Tribunalit të Hagës. Nuk e di, çdo vit hapet kjo temë, thjesht CV-ja ime është publike në ueb-faqen e qeverisë, më përpara ishte edhe në ueb-faqen e Kuvendit dhe të gjithë e dinë që kam punuar për Tribunalin e Hagës nga viti 1999 deri në vitin 2004 edhe atë në zyrën e prokurorit, si përkthyes dhe unë kam qenë i angazhuar në hetime në Maqedoninë e Veriut për të gjitha ato raste, kam punuar në hetime në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi dhe nuk ka asgjë të diskutueshme lidhur me këtë angazhim timin.”

Next Post

Grubi: Hetuesi i Hagës për “shtëpinë e verdhë” nuk gjeti asnjë dëshmi për krime lufte

“Unë kam punuar për Tribunalin e Hagës nga viti 1999 deri në vitin 2004. Në Shqipëri, në qytetin e Burelit isha bashkë me hetuesin e Tribunalit të Hagës i cili po hetonte pretendimet e mëparshme për ndonjë krim të mundshëm atje. Hetuesi pas përmbylljes së hetimeve konfirmoi në raportin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: