Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Grubi për Tv24: Do ketë përgjegjësi për aksidentin në Bullgari

1 min read

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në emisionin 24 Analiza në lidhje me aksidentin e autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona tha se janë në kontakt me familjarët e viktimave dhe trupat e viktimave do të sillen nesër për të dhënë nderimet e fundit.

Pas namazit të xhumasë, do të varrosen në vendet e tyre. Ne nuk po mundohemi t’i bëjmë spektakël kësaj ngjarjeje dhe duam të bëjmë nderimet tona dhe të shprehim dhimbjen tonë. Ky rast ka ndodhur në një shtet tjetër dhe kufomat do të sillen me avion. Lidhur me aksidentin nuk do t’i lëmë asgjë rastit pa marrë vesh se çfarë ka ndodhur dhe pa kërkuar llogari të gjithë për tragjedinë. Nga kjo nuk i shpëton askush përgjegjësisë. Ne shohim se hetimi është dinamik në Bullgari. Thashë në seancë të Qeverisë se do të kërkojmë përgjegjësi nga zyrtarët dhe pas raportit do të ketë ndryshime javën e ardhshme. Ai autobus ka kaluar shumë herë kufirin, kështu që ka shumë elementë korruptiv në mënyrën se si një autobus i tillë mund të kalojë pesë pika kufitare. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shkundim sistemin me një hetim të plotë. Do të telefonoj edhe Rufat Useinin për një bisedë dhe informacion të detajuar, tha Grubi.