Grubi përgëzon për fitore Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin

Blerand Rexhepi

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në facebook ka uruar VETËVENDOSJEN dhe drejtuesin e saj Albin Kurtin për fitoren ne zgjedhjet e parakohshme në Kosovë dhe me këtë rast u ka dëshiruar fillimisht shëndet e pastaj dhe suksese në drejtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Grubit:

Procesi shembullor zgjedhor në Republikën e Kosovës, i organizuar sipas të gjitha standardeve evropiane e bënë dhe më të fuqishme demokracinë, institucionet dhe shtetin e Kosovës.

Uroj Vetëvendosjen dhe drejtuesin e saj Albin Kurtin për fitoren ne zgjedhjet e parakohshme në Kosovë dhe ju dëshiroj shëndet e suksese në drejtimin e institucioneve të vendit.

Qytetaret e Kosovës demonstruan pjekuri të lartë demokratike dhe janë fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve te sotme.

Shpresoj që qeveria e re të zgjidhet sa më shpejt në Kuvend në mënyrë që të vijojmë punën e përbashkët nëpërmjet mbajtjes së mbledhjes së dy qeverive tona për të larguar kufirin midis nesh, për të bërë qendër të përbashkët turistike në Kodrën e Diellit dhe Brezovicë, për ta bërë rrugën Tetovë-Prizren, gazifikimin e Kosovës dhe shume projekte tjera në të mirën e përbashkët.

Next Post

Zaev për grantin nga “Programi për burime të ripërtërishme”: Për shkak të përkushtimit të tranzicionit të gjelbër energjetik në dispozicion kemi 80,5 milionë euro për investime në energji të pastër

“Nënshkrimi i Marrëveshjes nënkupton përdorimin e grantit nga Qeveria gjermane në vlerë prej 2,4 milionë euro, me qëllim përgatitjen e studimeve teknike dhe dokumenteve që janë një hap i domosdoshëm drejt investimeve në burimet e ripërtëritshme të energjisë. Këto grante na ofrojnë një shtesë prej 80,5 milion euro në kredi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: