Grubi përkujton 2 Majin me një thënie të hoxhë Jakup Asipit

Zëvendëskryeministri i parë ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka qëndruar në komunën e Likovës, ku bashkë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe me kolegë ministra dhe deputet kanë shënuar 2 Majin, shënimin e ditës së fillimit të luftës së UÇK-së në këtë zonë dhe shpalljen e Zonës së Lirë në Karadak të Kumanovës.

Grubi në faqen e tij zyrtare në facebook këtë datë madhështore e ka përkujtuar përmes një thënie të hoxhë Jakup Asipi, i cili ishte dhe ushtarë i UÇK-së në Karadak.

Ky është postimi i Grubit:

“Nganjëherë për ta ndërtuar jetën duhet që dikush të vdes. E ata që vdesin me qëllim që të jetojnë të tjerët, ata janë më të ndershmit e Zotit. Ky është qëllimi i luftës.”

(Jakup Asipi – luftëtar i lirisë)

Lavdi dëshmorëve të kombit

#2Maj2001

Next Post

Shtegu i biçikletave në Tetovë po merr pamjen dhe funksionin e duhur

Në qytetin e Tetovës thuajse është në përfundim e sipër shtegu i biçikletave, projekt ky që është nisur pak javë më parë e tashmë po merr formën e duhur si një projekt i finalizuar, ndërsa qytetarët kanë nisur me të madhe të përdorin këto shtigje pasiqë autoritetet komunale kanë vendosur […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: