Grubi: Programin e premtuar politik, BDI do ta zbatoj deri në fund

Blerand Rexhepi

Bashkimi Demokratik për Integrim ka premtuar një program para qytetarëve gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe detyrë e jona është që ta zbatojmë atë dhe këtë po e bëjmë. E para, atë program e inkorporuam me programin e LSDM-së në një program të përbashkët koalicioni i cili u miratua dhe morri mbështetjen e deputetëve në kuvend dhe tashmë po gjen zbatimin e vet. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin Klan Debat me gazetarin Selajdin Xhezairi.

“Premtimet e BDI-së janë përfshirë që të gjitha në programin qeveritar duke vënë theks të veçantë në premtimin kryesor për kryeministrin shqiptar që për herë të parë në historinë e këtij vendi, me marrëveshje politike, të shpalosur publikisht nga vetë kryeministri Zoran Zaev që kryeministër në këtë vend do të jetë edhe një shqiptar. Kryeministri shqiptarë do të bëhet, qoftë edhe vetëm një ditë, por ai do të jetë kryeministër me mandat të plotë dhe do të zgjidhet në po të njëjtën mënyrë siç është zgjedhur edhe Zaevi”, deklaroi Grubi.

 

Linku i videos: https://www.facebook.com/watch/?v=2813156882340677

Next Post

Grubi: Në 100 ditët e para të Qeverisë, ndihmuam sektorin privat me 470 milion euro

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi vlerëson se Qeveria gjatë 100 ditëve të para të saj ka arritur jashtëzakonisht shumë, duke ritheksuar këtu pakon e katërt të ndihmës për përballjen sa më të lehtë me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19 për ekonominë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: